Ndoti ujin e pijshëm që furnizonte fshatin Gjoricë, nisin hetimet për 64-vjeçarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë nisur hetimet për një 64-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndodhur ujin e pijshëm me të cilin furnizohej fshati Gjoricë në Bulqizë.

Kujtojmë se më 3 qershor janë paraqitur në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë me simptoma helmimi disa banorë të fshatit për të marrë ndihmë shëndetësore.

Për rastin nisi procedimi penal në gjendje të lirë për K. M., 64 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Nga hetimet rezulton se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji, të disa banorëve të këtij fshati.

Pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, të gjithë banorët janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Share This Article