Ndotja e mjedisit nga hidrokarburet, banorët e Zharrëzës ngrenë shqetësimin e rrezikut për shëndetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banorët e Zharrëzes në Patos ngrenë shqetësimin se janë rrezik për shëndetin nga ndotja e mjedisit nga hidrokarburet.

Këto ditë të nxehta, banorët shprehen se ndotja e mjedisit ka arritur kulmin pasi nafta bruto ka dalë deri në rrugën ku kalojnë banorët.

Edhe ambjentalisti dhe banor i kësaj zone, Qani Rredhi është shprehur se “ndotja nga nafta ka bërë që shumë prej banorëve të jenë të sëmurë.

Ndotja nga hidrokarburet në këtë zonë që quhet blloku 490 cilësohet si një nga pikat më të nxehta të ndotjes. Përpos kësaj situate nuk është marrë asnjë masë nga kompania që shfrytëzon nëntokën në këtë zonë.

Share This Article