Ndriçohet kuq e zi ndërtesa më e lartë në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ngjyrat kuq e zi e kanë mbuluar edhe ndërtesën më të lartë në botë.

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka bërë të ditur se sot ndërtesa më e madhe në botë “Burj Kalifa”, e cila gjendet në Dubai, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kuq e zi.

“Sonte Dubai u zbukurua më shumë se kurrë. Në ndërtesën më të madhe në botë (Burj Kalifa) u ekspozua flamuri kuq e zi. Urime Dita e Flamurit”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot festohet 108 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë si dhe Dita e Flamurit.

Share This Article