ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata 10 hours ago
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit 10 hours ago
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët 10 hours ago
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë 10 hours ago
Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin 10 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Ndryshime në ligjin ‘Për gjendjen civile’, si do të shmangen mashtrimet me identitetin e shtetasve shqiptarë

albnews by albnews
21 November, 2023
in Shqiperia
0
Ndryshime në ligjin ‘Për gjendjen civile’, si do të shmangen mashtrimet me identitetin e shtetasve shqiptarë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Reforma e Gjendjes Civile ka shtuar gamën e shërbimeve “on-line” për qytetarët, të cilëve krahas dokumenteve me nënshkrim elektronik që prodhohen me të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010, u mundësohet dhe përftimi i dokumenteve të tjerë që më parë lëshoheshin nga zyrat e gjendjes civile në bashki/ njësi administrative dhe zyrat e arkivës së gjendjes civile pranë prefektit të qarkut në sportel.

Në këtë mënyrë për shtetasit shqiptarë ofrohet një shërbim pa kosto, duke shmangur prezencën e nevojshme, kontaktin me nëpunësit e gjendjes civile në sportel, si dhe kohën fizike që më parë kërkohej për tërheqjen e dokumenteve në zyrat e gjendjes civile sipas organizimit të tyre, sipas amendimeve përkatëse.

RelatedPosts

“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Problematikat e ndeshura dhe propozimet për zgjidhje

Ministria e Brendëshme ka bërë disa propozime ligjore, që adresojnë zgjidhjen e problematikave të ndeshura gjatë zbatimit, referuar çështjes kryesore që ka të bëjë me globalizimin, ku një pjesë e konsideruarshme e shtetasve shqiptarë zhvillojnë aktivitetin e tyre jetësor jashtë vendit.

Problematikat u adresohen shtetasve shqiptarë, që kanë të bëjnë me persona me qëndrim të rregullt të pajisur me leje qëndrimi, apo që gëzojnë shtetësinë e huaj, të cilët në këto vende kryejnë dhe veprime të tjera, në mbrojtje të të drejtave të tyre personale, siç është p.sh., ndryshimi i përbërësve të gjendjes civile, emër, mbiemër, etj.

Ndryshimet që propozohen

Ndryshimet në ligjin “Për gjendjen civile”, kanë të bëjnë me përqasjen e problematikave të krijuara me qëllimin ruajtjen e njëtrajtshmërisë së identitetit të personit, lëvizjen e lirë të shtetasve.

Projektligji i propozuar, që bëhet publik nga rtsh.al, synon të përmirësojë disa aspekte të zbatimit të ligjit “Për gjendjen civile”, që lidhen kryesisht me: – njëtrajtshmërinë e identitetit të tyre me qëllim shmangien e çdo pengese administrative që mundëson lëvizjen e lirë, duke pasqyruar dhe evidentuar në mënyrë të saktë përbërësit e gjendjes civile për të cilat shërbimi i gjendjes civile është përgjegjës.

Vlen të theksohet se në shërbimin e gjendjes civile duhet të pasqyrohen vetëm ato përbërës që janë marrë në përputhje me ligjin e shtetit të huaj dhe jo ato që mund të jenë ndryshuar në mashtrim të tij, i referohemi këtu regjistrimeve që disa shtetas shqiptarë kanë patur në shtetin e huaj, duke deklaruar të pavërteta për sa i përket regjistrimit të tyre fillestar në Shqipëri, të cilat nuk mund të gjejnë pasqyrim; – një prej veprimtarive kryesore që propozohet të përmirësohet ka të bëjë me rregullimin e procedurave për vendbanimin, regjistrimin e vendqendrimit të shtetasve të huaj, si dhe qartësimin e veprimeve që lidhen me dokumentimin e faktit juridik të lindjes së fëmijës, i referohemi këtu fëmijëve që lindin të vdekur, si dhe në modalitete të mëtejshme që duhet të ndjekin nëpunësit e gjendjes civile në bashki / njësi administrative gjatë lidhjes së martesës, etj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

8 November, 2025
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

8 November, 2025
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

8 November, 2025
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result