Ndryshime në qeveri, mjekja emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli i Ministrave ka emëruar Entela Ramosaçaj në detyrën e zëvendësministres  së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në mbledhjen e sotme.

Në vendimin e firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj thuhet se ky emërim bëhet në mbështetje te nenit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

Entela Ramosaçaj është me profesion mjeke infeksioniste dhe ka qenë në vijën e parë të mjekëve që kanë përballuar pandeminë e Covid-19.

VENDIMI I PLOTE I QEVERISE

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

Share This Article