Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen.
Referuar mediave vendase, Mehaj ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare, teksa nuk dihet nëse do të marrë një tjetër detyrë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar, në Norvegji.
Referuar të njëjtave burime, Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Dorëheqja e Mehaj është pranuar edhe nga kryeministri Albin Kurti.