Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka bërë thirrje kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Presidenca bën thirrje të pritet opinioni i Komisionit të Veecias, ndërkohë që mazhoranca e refuzoi diçka të tillë.
Blushi ka reaguar pas rrëzimit të dekretit të Presidentit për këtë çështje, teksa shkruan “Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten!
Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës!
Dëgjojeni edhe ju!
Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!”
Zëdhënësi i Presidentit ka publikuar edhe një mesazh të eurodeputetit Gahler më datën 5 tetor, i cili bentë me dije se është thyer marrëveshja e 5 qershorit.