Ndryshimet kushtetuese, Murrizi e Hajdari do të përfaqësojnë opozitën e re në këshillin politik

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e hënë këshilli politik do të mblidhet sërish dhe temë kryesore do të jenë ndryshimet kushtetuese, ide e çuar përpara nga maxhoranca e opozita e re për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Opozita parlamentare do të përfaqësohet nga dy deputetë, Myslim Murrizi e Rudina Hajdari.

Lajmin e ka përcjellë deputeti Edmond Stojku përmes një mesazhi në rrjetin social.

“Te nderuar miq! Ju njoftoj se pas dakortesise se paleve te keshillit politik, si dhe miqve tane te nderuar nderkombetare, per proçesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi perfaqesimin e saj! Ne emer te 28 deputeteve firmetare te tre grupeve parlamentare dhe te deputeteve te pavarur, me te te cilet kemi kerkuar ndryshimet kushtetuese per: 1-Sistemin zgjedhor. 2-Listat e hapura, 3-Zbatimin e rekomandimeve te Osbe Odihrit per depolitizimim e komisionereve, pra per administrate zgjedhore publike. Jemi dakortesuar qe Perfaqesuesit tane ne keshillin politik do te jene Z.Myslim Murrizi dhe si Kryetare e Komisionit te Integrimit Znj. Rudina Hajdari!”, shkruan Stojku.

Kujtojmë se ideja e ndryshimeve kushtetuese nga ana e maxhorancës (me votat e opozitës së re) u kundërshtua ashpër nga ana e opozitës jashtëparlamentare, por edhe nga Presidenti Meta, i cili deklaroi se nuk do t’i njohë ndryshimet që maxhoranca kishte ndërmend të votonte.

Pas akuzave e debateve, palët ranë dakord që të rimblidhen në këshillin politik, atje ku me negocimin e ambasadorëve të SHBA, BE e Britanisë, u arritur marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Në takim nga ana e opozitës od të jenë të pranishëm Petrit Vasili i LSI, Oerd Bylykbashi e Gazment Bardhi i PD-së, ndërsa nga ana e maxhorancës do të jetë prezent vetë Edi Rama si dhe Damian Gjiknuri.

Share This Article