Ndryshimet në qeveri, “peng” i takimit Zaev-Ahmeti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kur saktësisht do të fillojnë ndryshimet në strukturat udhëheqëse në nivel ministror, në institucione shtetërore, komuna ku shteti është i përfaqësuar me disa institucione shtetërore dhe kur do të niset me “fshesën” e paralajmëruar varet nga takimi që kryeministri Zoran Zaev duhet ta ketë me partnerin e koalicionit Ali Ahmeti.

Dje nga Qeveria thanë se tani për tani ende nuk është konfirmuar termini për takim të kryeministrit Zaev me liderin e BDI-së Ahmeti lidhur me rikonstruimin e paralajmëruar qeveritar.

“Në këtë moment nuk kemi informacion të saktë për datë dhe kohë për takimin. Lidhur, me rikonstruimin e Qeverisë ky është në nivel të partnerëve të koalicionit”, tha Mile Boshnjakovski, ndërsa për më shumë informacione tha të drejtohen në partitë politike.

Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani thekson se ndryshimet e paralajmëruara të kuadrit në pushtetin ekzekutiv do të thonë përmirësim i kapaciteteve në lidhje me përforcimin e politikave lidhur me çështjet ekonomike.

Ai sërish paralajmëroi se ndryshimet në Qeveri do të vijojnë pas takimit të Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit, liderët e partive më të mëdha në koalicionin qeveritar./Alsat-m/


Share This Article