ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet 4 hours ago
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika 4 hours ago
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re 4 hours ago
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez 4 hours ago
Kosova e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e qartë e përkushtimit për rend dhe siguri publike 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ndryshimi i Kushtetutës, Çfarë synojnë propozimet e Bashës

albnews by albnews
19 October, 2021
in Albania
0
Basha: Nuk kemi një krizë energjetike, por kemi krizë korrupsioni
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Basha

I vënë në presion nga Foltorja e Berishës dhe i trysnuar nga Rama dhe ndërkombëtarët, që duan ta ndryshojnë ligjin themeltar të vendit për të zgjatur mandatin e organeve të vettingut, Basha ka gjetur këtë lëvizje si më të përshtatshmen, për të shmangur morsën ku po e shtypin.

RelatedPosts

Sherr me thika mes infermierëve te “Shefqet Ndroqi”

Cardi B ndez rrjetin me flamurin kuqezi, afërsia me shqiptarët po thellohet

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Lexo me tej:

Sot deputetët demokratë kanë rënë dakord, ndonëse nuk i kanë votat për ta hedhur një hap të tillë, se Kushtetuta duhet ndryshuar për reformën zgjedhore, vetingun e politikanëve dhe reformën territoriale.

“Grupi i PD-së ka miratuar sot vendimin për të depozituar brenda kësaj jave në parlamentin e Shqipërisë amendamentin për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës së 30 korrikut dhe miratimin e komisionit të Reformës Zgjedhore” tha Basha përmes një prononcimi për media nga selia blu, ku bëri publik tre amandamentet e miratuara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ditën e sotme. Basha theksoi se amandamentet e miratuara fokusohen në reformën zgjedhore, vetingun e politikanëve dhe reformën territoriale.

Por propozimi të cilit ai i kthehet prapë është ai për vettingun e politikanëve njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët. “Amandamenti për vettingun e politikanëve do të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias” precizoi Basha duke propozuar se një gjë e tillë duhet të bëhet nga SPAK, i cili mendohet të hetojë  “pasuritë  e pajustifikueshme të politikanëve dhe lidhje e tyre me krimin”.

Po pse erdhën këto propozime në mënyrë të beftë?

Së pari mendohet se Basha do të pushtojë skenën e të djathtës, ndërkohë që Foltorja e Berishës po i rrëmben përditë e më shumë deputetë dhe elektorat. Së dyti, nën këtë trysni ai duhet të durojë edhe presionin e ndërkombëtarëve, që së bashku me Ramën duan të ndryshojnë Kushtetutën për të zgjatur afatin e komisionit të vettingut. Në pamundësi ta hedhi këtë hap, sepse opozita ka qenë shumë kritike me selektivitetin dhe politizimin e vettingut Basha duket sikur po propozon një paketë shkëmbimi për marrëveshje.

Pikërisht këtë propozim bëri pak ditë më parë deputeti Oerd Bylukbashi kur tha se PD nuk mund ta votojë zgjatjen me dy vjet e gjysëm të KPK-së pa marrë asnjë gjë në këmbim.  

Por ndonëse bëri pak a shumë të njëjtën gjë i pyetur nga gazetarët Basha e refuzoi idenë se po bënte pazar.

“Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar, këto janë çështje të rëndësishme për shqiptarët. Rikthimi i institucionit të votës së lirë pa të cilën nuk ka demokraci, mirëqenie, por ka emigracion, varfëri, është çështje e shqiptarëve jo e PD dhe nuk mund të jetë çështje pazari. Vetingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin e organizuar, apo janë të korruptuar është çështje e shqiptarëve, reforma territoriale është çështje e shqiptarëve jo thjesht e PD-së”, tha Basha.

Por interesant qe fakti se kur u pyet nëse në propozimin e PD për vettingun e politikanëve përfshiheshin edhe personat e shpallur non grata, kreu i PD-së i bishtnoi pyetjes (video poshte). Megjithëse do të ishte shumë e paimagjinueshme që ai të planifikonte të hiqte Berishën nga Parlamenti duke bashkuar votat me Ramën për të ndryshuar kushtetutën./ Lapsi.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

23 September, 2025
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

23 September, 2025
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

23 September, 2025
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result