Ndryshon procedura për aplikimin në Universitet, regjistrimi do të bëhet vetëm në 2 raunde! Risi edhe reduktimi i dokumentacionit të nevojshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas përfundimit të provimeve të maturës shtetërore, të rinjtë që kanë vendosur të vijojnë studimet e larta duhet të aplikojnë në faqen zyrtare të portalit U-Albania. Kriteri bazë, ashtu siç do vit mbetet  mesatarja e lëndëve të tre viteve dhe ajo e 4 provimeve të fundit, e cila duhet të jetë minimalisht 6,5 për të patur të drejtën e aplikimit.

Sipas Udhëzimit të fundit të publikuar nga Ministria e Arsimit, një tjetër risi që do të aplikohet këtë vit të ri akademik është edhe fakti se procedurat për aplikimin dhe regjistrimin e kandidatëve do të jetë e njëjtë edhe për ata me diplomë të huaj të shkollës së mesme, ndërsa do të reduktohet dokumentacioni që duhet dorëzuar për regjistrim, duke lehtësuar procedurat për të gjithë kandidatët.

Si do të kryhet regjistrimi i studentëve pas raundit të dytë

Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Hapi final është plotësimi i formularit A2 që ka të bëjë me renditjen e  preferencave që do kryhet nga vetë kandidatët për student. Ai mund të kryhet në çdo mjedis ku ka akses interneti si në shtëpi, nëpërmjet telefonit, por edhe   pranë çdo shkollë të mesme në ato raste kur do të kenë nevojë për t’u konsultuar me mësuesit.

Share This Article