ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kapitali korroziv i arabëve në Ballkan po gërryen efektin e Bashkimit Europian 4 hours ago
Shqipëria në vendin e 147-të në botë për lindjet, edhe Ballkani po zbrazet 4 hours ago
Kapitali i huaj “vërshon” në Shqipëri – Pasuritë e paluajtshme përthithin 31% të investimeve 4 hours ago
Abuzimi me fondet IPARD, BE kërkon 33.5 milion euro mbrapsht nga Shqipëria 4 hours ago
Euroskeptiku betohet si kryeministër i Republikës Çeke 4 hours ago
Next
Prev
Home Sports

Ndryshon situata te vazot e “play off”-it/ Shqipëria shmang Çekinë, por mund të ndeshet me ekipin që po i hap punë Gjermanisë

albnews by albnews
15 November, 2025
in Sports
0
Ndryshon situata te vazot e “play off”-it/ Shqipëria shmang Çekinë, por mund të ndeshet me ekipin që po i hap punë Gjermanisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Platforma statistikore Football Meets Data ka publikuar përditësimin më të fundit të pikëve FIFA për skuadrat evropiane që pritet të jenë pjesë e play-off-it të Kupës së Botës.

Sipas vlerësimit, renditja e vazove mbetet ende e hapur për disa kombëtare, ndërsa Shqipëria pozicionohet aktualisht në Vazon 3 me 1405 pikë. Deri tani, skuadra kuqezi qëndron e sigurt në këtë grupim, por lëvizjet e fundit në renditje mund të ndikojnë te kundërshtarët e mundshëm në short.

RelatedPosts

Botërori 2026, çmimet e hoteleve do të kapin “stratosferën” 

“The Rest is Football”/ Erling Haaland zbulon sekretin e Guardiolës: Vjen i pari dhe ikën i fundit!

Milani spektakolar, rikthehet në krye të Serie A

Në krye të renditjes së vazove të para ndodhen Italia, Turqia, Ukraina dhe Polonia. Në Vazon 2 përfshihen Skocia, Hungaria, Uellsi dhe Sllovakia, e cila ka kaluar Çekinë, por duhet të shmangë humbjen ndaj Gjermanisë për ta ruajtur avantazhin.

Kështu Sllovakia, e cila në ndeshjen e parë mundi Gjermaninë, bëhet një kundërshtar i mundshëm për Shqipërinë.

Vazoja 3 përbëhet nga Çekia, Rumania, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa hyrjet nga Liga e Kombeve vendosen në Vazon 4.

Sipas Football Meets Data, disa skenarë priten të përcaktojnë renditjen finale: Polonia qëndron përpara Uellsit nëse fiton ndaj Maltës, ndërsa Rumania mund të parakalojë Çekinë vetëm me dy fitore, me kusht që çekët të marrin tre pikë ndaj Gjibraltarit. Analiza ofron edhe probabilitetet për secilën skuadër që të ngjitet në vazo më të lartë, shanset për të pritur një gjysmëfinale play-off dhe kundërshtarët më të mundshëm.

Në rastin e Shqipërisë, pozita aktuale është e qëndrueshme, por çdo lëvizje në pikët FIFA para shortit mund të ketë ndikim direkt në rrugën drejt Botërorit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kapitali korroziv i arabëve në Ballkan po gërryen efektin e Bashkimit Europian

Kapitali korroziv i arabëve në Ballkan po gërryen efektin e Bashkimit Europian

11 December, 2025
Shqipëria në vendin e 147-të në botë për lindjet, edhe Ballkani po zbrazet

Shqipëria në vendin e 147-të në botë për lindjet, edhe Ballkani po zbrazet

11 December, 2025
Kapitali i huaj “vërshon” në Shqipëri – Pasuritë e paluajtshme përthithin 31% të investimeve

Kapitali i huaj “vërshon” në Shqipëri – Pasuritë e paluajtshme përthithin 31% të investimeve

11 December, 2025
Abuzimi me fondet IPARD, BE kërkon 33.5 milion euro mbrapsht nga Shqipëria

Abuzimi me fondet IPARD, BE kërkon 33.5 milion euro mbrapsht nga Shqipëria

11 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result