Në 1/8 pas katër vitesh, Xavi: Të lumtur me kualifikimin, e merituam

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tekniku i Barcelonës, Xavi Hernandez u shpreh i lumtur për kualifikimin e skuadrës së tij mbrëmjen e djeshme ndaj Napolit në Champions League.

‘Shumë i lumtur, Barcelona është në tetëshen më të mirë të Europës. Kualifikimi i merituar, ndeshje e dominuar në sulm dhe mbrojtje, por edhe ndeshje e shkëlqyer nga Napoli’.

Nga ana tjetër Xavi shikon përpara drejt shortit.

Ne duhet të mendojmë për veten tonë. Të lumtur me kualifikimin dhe do të shohim se si do të shkojë shorti. Krenar që jemi sërish në çerekfinale pas vitesh’.

Barça mundi mbrëmë 3-1 Napolin, duke u kualifikuar në 1/8 të Champions League. Hera e fundit që Barça luajti në një fazë të tillë të Champions, ishte viti 2020 kur u mund 8-2 nga Bayern Munchen.

Share This Article