Albania
Në 113-vjetorin e lindjes, botohen vargjet e ndaluara të Mitrush Kutelit
Me rastin e 113-vjetorit të lindjes së Mitrush Kutelit, një prej zërave më të rëndësishëm të prozës shqipe, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një mbrëmje kushtuar veprës së tij, në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar.
Të pranishëm ishin studiues, profesorë, njohës të mirë të veprës së tij, të cilët u ndalën më shumë në rëndësinë e veprës së tij, por dhe kujtime mbi ndjesinë që lënë leximet e veprave të tij.
Të pranishëm në aktivitet ishin dhe vajzat e shkrimtarit. “Mitrush Kuteli studiohet në këndvështrime të shumta dhe metodologji të shumta. Te Kuteli shohim një përballje të jashtëzakonshme mes dashurisë tokësore dhe asaj hyjnore, përballje që shkon deri në nivelet e mistikes dhe të një sprove të rrallë në letërsinë shqipe, që është shkrimi metafizik”, u shpreh Persida Asllani, shefe e Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Gjatë aktivitetit u prezantua dhe libri më i ri i shkrimtarit “Vargje të përziera”, një libër që vetë Kuteli kishte nisur ta përgatiste vite më parë, por për rrethana të kohës mbeti i pabotuar.
“Ky libër vjen dhe pasuron sot bibliotekën e veprave të Kutelit, duke njohur më thellë poetin brenda tij”, tha Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së. Vajza e shkrimtarit, Atalanta Pasko, u shpreh se titulli është i zgjedhur nga vetë Kuteli, për atë përmbledhje që kishte bërë gati për ta botuar atëherë kur i kishin kërkuar një përmbledhje të poezive nga shtëpia botuese “Naim Frashëri”. Vepra nuk u botua atëherë sepse ndërhyrjet që i kërkonin redaktorët ishin të tilla, që shkonin deri në bashkëpunim. Kështu që ai nuk mund të pranonte dhe u tërhoq.
U botua një përmbledhje pas shumë vitesh që ndërroi jetë Kuteli dhe ne më në fund e botuam të plotë. Aty janë që nga ‘Poemi kosovar’ deri te vargje të shkruara që ai i kishte shënuar në fleta gazetash. Të gjitha janë aty brenda”, u shpreh Atalanta. Studiuesi Primo Shllaku e vendosi theksin te gjuha e Kutelit dhe Kuteli si përkthyes, shkruan Koha Jonë.
“Unë mbaj mend mahnitjen e madhe që kam pësuar nga përkthimet e tij të Zhyl Vernit. Kur më vonë arrita të lexoj ato libra në origjinal, prapë unë mbeta skllav i tekstit të Dhimitër Paskos”, u shpreh Shllaku.
Ndër të tjera, ai tha se “gjuha e nënës që Kuteli ka përdorur ka një kuptim jo se shkruaj shqip, por gjuha e nënës është intimiteti dhe shumëkuptimësia po themi, ose aura e gjuhës, përtej fjala, pra fjala jo si limit, por fjala si e përtejme, fjala si pafundësi. Unë kam idenë se Dhimitër Pasko këtë punë ia ka bërë toskërishtes. Ka dit fjalët përtej fundit dhe gjuha e tij ka magji të madhe”. Për veprën e shkrimtarit folën edhe studiuesit Kristaq Jorgo, Behar Gjoka etj.
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania17 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
