ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 27 minutes ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 30 minutes ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 35 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 39 minutes ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 45 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Në 12 shkurt, Zvicra ndali shtrirjen e 5G, prej shqetësimeve mbi shëndetin. Ja çfarë shkruante Financial Times

albnews by albnews
9 April, 2020
in Bota
0
Në 12 shkurt, Zvicra ndali shtrirjen e 5G, prej shqetësimeve mbi shëndetin. Ja çfarë shkruante Financial Times
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sam Jones

Zyrih, 12 shkurt

RelatedPosts

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

Tërmeti me magnitudë 6.7 Rihter godet Japoninë

Financial Times

Zvicra, një nga liderët në botë në përdorimin e teknologjisë celulare 5G, ka vendosur një moratorium të pacaktuar në përdorimin e rrjetit të tij të ri, për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Ky veprim vjen ndërsa vendet e tjera në Evropë, janë në garë për të përmirësuar rrjetet e tyre me standardet 5G në mes të një fushate diplomatike të nisur nga SHBA, për t’i ndaluar ato që të përdorin teknologjinë kineze të ofruar nga Huawei. Uashingtoni thotë se kompania, e cila kyçe për planet e përditësimit të shumicës së rrjeteve evropiane, paraqet një rrezik të madh sigurie.

Zvicra është relativisht e përparuar në Evropë, në adoptimin e teknologjisë 5G. Vendi i pasur alpin ka ndërtuar më shumë se 2,000 antena për të përmirësuar rrjetin e tij, vetëm vitin e kaluar, dhe kompanitë e telekomunikacionit u kanë premtuar klientëve mbulimin e menjëhershëm me 5G  përgjatë gjithë vitit të kaluar.

Sidoqoftë, një letër e dërguar nga agjensia zvicerane e mjedisit, Bafu, drejtuar qeverive të kantoneve të vendit në fund të janarit, praktikisht. Ka ndalur përdorimin e të gjitha kullave të reja 5G, bënë të ditur për Financial Times zyrtarë që e kanë parë letrën.

Agjensia është përgjegjëse për sigurimin e kantoneve me kritere të sigurisë, kundrejt të cilave mund të gjykohen emetimet e rrezatimeve të operatorëve të telekomunikacionit. Nën strukturën shumë të federalizuar të Zvicrës, infrastruktura e telekomunikacionit monitorohet për pajtueshmëri dhe licencohet nga autoritetet kantonale, por Berna është përgjegjëse për përcaktimin e kuadrit.

Bafu ka thënë se nuk mund të ofrojë ende kritere universale pa testuar më tej ndikimin e rrezatimit 5G.

Agjensia tha që nuk ishte në dijeni të ndonjë standardi në të gjithë botën që mund të përdoret për të krahasuar rekomandimet. “Prandaj Bafu do të shqyrtojë ekspozimin përmes antenave adaptive [5G] në thellësi, nëse është e mundur në kushte të botës reale. Kjo punë do të kërkojë ca kohë”, tha ajo.

Pa kriteret, kantonet kanë mbetur me pak mundësi, përveç se të licencojnë infrastrukturën 5G sipas udhëzimeve ekzistuese për ekspozimin ndaj rrezatimit, të cilat parandalojnë përdorimin e 5G, përveç se në një pakicë të vogël rastesh.

Disa kantone kanë vendosur tashmë moratoriumet e tyre, për shkak të pasigurisë në lidhje me rreziqet shëndetësore.

Swisscom tha se procesi i vlerësimit të Bafu nuk do të ndalonte punën e tyre të vazhdueshme për ndërtimin e infrastrukturës 5G, edhe nëse kjo do të thoshte se nuk do të mund të përdorej me kapacitet të plotë. Operatori tha që ende mund të arrijë shpejtësi të mëdha për klientët deri në 2Gb / s pa përdorimin e plotë të 5G.

Ligji zviceran mbi efektet e rrezatimit nga telat e telekomunikacionit është gjerësisht në përputhje me atë të shteteve të tjera evropiane, por specifikon aplikimin e masave më të rrepta paraprake në raste të caktuara. Teknologjia e re e komunikimit 5G nënkupton që individët janë të ekspozuar ndaj rrezeve më të përqendruara të rrezatimit jo-jonizues, por për periudha më të shkurtra. Bafu duhet të përcaktojë se cilat standarde ligjore që duhet të zbatohen për këtë.

Swisscom, operatori më i madh i ttelefonisë celulare në vend, tha se e kuptonte “frikën që shprehet shpesh në lidhje me teknologjitë e reja”.

“Nuk ka asnjë provë që rrezatimi i antenës brenda vlerave limite, ndikon negativisht në shëndetin e njeriut,” shtoi kompania, duke theksuar se 5G funksionon me frekuenca të ngjashme me standardin aktual 4G, i cili i është nënshtruar ” mijëra studimeve”.

Kompania tha se kufijtë rregullatorë të Zvicrës ishin “10 herë më të rrepta se ato të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetit, në vendet ku njerëzit qëndrojnë për periudha më të gjata kohore”.

Zvicra tashmë ka një lob të fortë anti-5G, me protestat e fundit kundër shtrirjes së tij që janë shtuar në Bernë, Zyrih dhe Gjenevë.

Shoqata e Mjekëve Zvicerane ka këshilluar të bëhet kujdes me 5G, duke argumentuar se nevojiten parime ligjore më të rrepta për shkak të pyetjeve pa përgjigje, në lidhje me potencialin e teknologjisë për të shkaktuar dëme në sistemin nervor, apo edhe kancere.

Pesë “nisma popullore” – propozimet për referendumet e detyrueshme me ligj për përdorimin e 5G – tashmë janë vënë në lëvizje në Zvicër. Dy janë tashmë të zyrtarizuara dhe janë në proces të mbledhjes së 100,000 firmave të nevojshme për të realizuarvotime në mbarë vendin, që nëse do të ketë sukses do të ndryshojë kushtetutën e Zvicrës.

Një do t’i bëjë kompanitë e telekomunikacionit me përgjegjësi ligjore për pretendimet e dëmtimeve trupore, të shkaktuar nga rrezatimi nga 5G, përveç nëse ato mund të dëshmojnë ndryshe. Tjetri propozon kufizime të rrepta për emetimet e rrezatimit nga muret dhe do t’u japë banorëve lokalë fuqi vetoje mbi të gjitha ndërtimet e reja në zonën e tyre. / Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result