Në 23-vjetorin e masakrës në Gjakovë, Osmani zotohet për drejtësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Vjosa osmani, president, presidente, lista guxo, Ldk, kryetare,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e masakrës në Gjakovë.

Osmani ka thënë se në shtëpinë e familjes Vejsa u ekzekutuan e dogjën gra e fëmijë nga forcat serbe.

Ajo thotë se liria jonë mbanë emrat e secilit nga anëtarët e familjeve që pësuan në Gjakovë.

“23- vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, ligësinë e tij e manifestoi ndaj 20 grave, fëmijëve dhe një burri të familjeve Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi nga Gjakova, të cilët në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa u vranë e më pas u dogjën. Liria jonë mbanë edhe emrat e secilit nga anëtarët e familjeve që pësuan, nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe”, ka thënë ajo.

Po ashtu, presidentja thotë se do të përpiqen që t’i japin kuptim lirisë duke kërkuar drejtësi.

“Nuk do t`i harrojmë kurrë dhe do të përpiqemi t`i japim kuptim lirisë duke kërkuar drejtësi! Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të vrarët në shtëpinë e familjes Vejsa”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani.

Share This Article