Në Afrikë nis vaksinimi masiv përmes COVAX-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendet afrikane kanë nisur vaksinimin masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksina të siguruara përmes skemës COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Bregu i Fildishtë është ndër të parët që përfiton nga COVAX-i dhe vaksinimi atje nisi të hënën.

Gana po ashtu nis imunizimin këtë javë.

Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, u bë i pari në vend që mori vaksinën të hënën.

Ai iu bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen dhe të mos besojnë në teoritë e konspiracionit që hedhin dyshime mbi programin.

Mbi 600.000 doza të vaksinës AstraZeneca pritet të shpërndahen të martën në të gjithë Ganën.

“Është e rëndësishme që unë të jap shembullin që kjo vaksinë është e sigurt, duke qenë i pari që e marr atë”, tha presidenti i Ganës, Akufo-Addo.

Nigeria po ashtu pritet të marrë katër miliona vaksina këtë javë.

Programi COVAX synon shpërndarjen e drejtë të vaksinave edhe në vendet më të varfra të botës.

Nisma drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe gjithashtu përfshin Aleancën Globale të Vaksinave dhe Koalicionin për Inovacione në Gatishmërinë Epidemike.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se kjo javë është “vetëm fillimi”.

Share This Article