Në Angli mbledhin 10 mijë firma, duan Johnson në krye të vendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një peticion BRING back Boris (ktheni Boris Johnson), ka arritur deri tani rreth 10,000 nënshkrime mes anëtarëve konservatorë, pasi zemërimi rritet për rrëzimin e kryeministrit.

Të paktën 9,150 konservatorë duan që emri i Bojo të përfshihet në fletëvotimet e tyre së bashku me pretendentët e lidershipit Rishi Sunak dhe Liz Truss.

Peticioni është organizuar nga dy besnikët e kryeministrit britanik, bashkëmoshatari dhe donatori multimilioner konservator Lord Cruddas dhe ish-deputeti në Parlamentin Evropian, David Campbell-Bannerman.

“Përmbysja e Boris Johnson si kryeministër nga një pakicë deputetësh është thellësisht antidemokratike. Kjo sfidon vullnetin e vendit dhe anëtarëve të Partisë Konservatore që e zgjodhën atë. Kjo përbën një grusht shteti. Më vjen turp që kjo mund të ndodhë në Britani, vendlindja e demokracisë moderne”, tha Cruddas.

Lëvizja vjen ndërsa Truss dhe Sunak përgatiten për tre debate kokë më kokë këtë javë.

Share This Article