Në Angli zbresin “peshat e rënda”, gjysmëfinalja Itali-Spanjë, sfida ku nuk ka favoritë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot, në Wembley, të dy ekipet kombëtare rikthehen për të luajtur një biletë për në finalen e 11 korrikut. Të kaltrit e Mancinit janë të favorizuar në letër, megjithatë fusha do të tregojë se kush vlen më shumë.

Itali-Spanjë, një sfidë e pafund, një ndeshje që mishëron një histori sportive të bërë nga rivaliteti i përjetshëm dhe përballjet që kanë shkruar një pjesë të historisë së futbollit ndërkombëtar. Sot, në “Wembley”, të dy ekipet kombëtare rikthehen për të luajtur një biletë për në finalen e 11 korrikut. Të kaltrit e Mancinit janë të favorizuar në letër, megjithatë fusha do të tregojë se kush vlen më shumë.

Kombëtarja italiane vazhdon serinë e saj të rezultateve pozitive: me suksesin kundër Austrisë, të kaltrit arritën 32 ndeshje pa provuar shijen e humbjes,ndërsa Spanja përfaqëson ekipin që ka shënuar më tepër gola në këtë edicion. Gjithashtu në raundin e 1/8-tave të Euro 2020  një tjetër rekord historik u regjistrua për ekipin italian, duke tejkaluar 1,143 minuta pa pësuar gol por që u ndërpre kur Belgjika shënoi me Lukakun në atë sfidë të humbur me shifrat 2-1.

Mancini ka humbur Leonardo Spinazzola-n, që konsiderohej edhe si mbrojtësi i majtë më i mirë i kampionatit, ndërsa te “la furia roja” në dyshim mbetet Pablo Sarabia. Italia kryeson 4-1 në 10 sfidat kompetitive ndërmjet këtyre dy vendeve, ndërkaq duke shtuar edhe ndeshjet miqësore statistikat janë krejtësisht të barabarta me nga 11 fitore dhe 15 barazime në 37 takimet ndërmjet tyre. Gjysmafinalja e parë e këtij evropiani Itali – Spanjë sic dihet do të luhet në “Wembley” në orën 21:00 dhe do të drejtohet nga kryesori gjerman Felix Brych.

Share This Article