Në arrati prej muajsh, Stresi dorëzohet në polici

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi është vetëdorëzuar këtë të premte në Policinë e Kosovës, pasi qëndrojë për javë të tëra në arrati.

Sipas të dhënave nga mediat e Kosovës, që citojnë policinë, Stresi është vetëdorëzuar në stacionin e policisë së Pejës.

Arkimed Lushaj ishte shpallur në kërkim për dhunën që u ushtrua në një lokal nate në këtë qytet ndaj një personazhi të njohur të rrjeteve sociale.

Për këtë ngjarje janë arrestuar gjithashtu dhe Noizy dhe DJ Crax, të cilët tashmë janë lënë të lirë dhe po hetohen për incidentin e dhunshëm që shkaktoi bujë.

Share This Article