Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se të gjithë të rriturit do ta marrin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 deri në fund të muajit korrik të këtij viti.
Nga dhjetori i vitit 2020, mbi 17 milionë njerëz atje e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Johnson ka deklaruar se ky proces duhet të realizohet sa më shpejt dhe pa probleme. Ai po ashtu ka theksuar se sa më shumë persona që do ta pranojnë vaksinën aq më shpejt do të lehtësohen masat kufizuese.
Numri i personave të shtrirë në spitale si pasojë e koronavirusit është zvogëluar pas marrjes së vaksinave, shkruan BBC.