Në Britani ndalohet përdorimi i hidroksiklorokinës, nuk pati efekt ndaj koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe kanë ndalur testimin klinik të hidroksiklorokinës për shkak se nuk ka shfaqur asnjë efekt te pacientët e infektuar me COVID-19.

Testimi i njohur me emrin “Recovery”, është ndërprerë pasi nuk ka pasur asnjë provë të përfitimit nga ilaçi të cilin e ka përdorur dhe promovuar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në testim kanë marrë pjesë 1 mijë e 500 pacientë të prekur me koronavirus.

Të dhënat kanë treguar se pas 28 ditësh, 25 për qind e pacientëve që kanë marrë hidroksiklorokinë kanë vdekur, krahasuar me 23 për qind e atyre që janë trajtuar me ilaçe tjera.

Share This Article