Një video e një burri duke u ngjitur në bashkinë e qytetit britanik të Sheffield për të hequr flamurin izraelit, i cili u vendos atje në shenjë solidariteti me Izraelin pas sulmit të paprecedentë nga militantët e Hamasit është bërë virale në mediat sociale.
Në pamjet e publikuara shihet një burrë, i cili ngjitet përtej çatisë së bashkisë për të hequr flamurin izraelit përpara se ta hidhte mbi një turme njerëzish që po protestonin poshtë.
Ndërsa flamuri bie në tokë, burri tenton të vendosë flamurin palestinez në vend të tij, por dështon.
Në një deklaratë, policia e South Yorkshire tha se besonte se dy burra ishin ngjitur në ndërtesë të martën në mbrëmje.
Kreu i Këshillit bashkiak të Sheffield, Tom Hunt tha se çdokush ka të drejtë të protestojë.
“Çdokush ka të drejtë të protestojë në mënyrë të sigurt dhe paqësore, por ne nuk mund të mbështesim ngjarjet që ndodhën gjatë protestës jashtë bashkisë së Sheffield”.