Në Bruksel u diskutua për pensionet dhe kadastrin, nuk ka përafrim të qëndrimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot është zhvilluar takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me ndërmjetësim të emisarit Special të BE-së, Mirosllav Lajçak.

Ndër të tjera është njoftuar se temë e diskutimit ishte zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve, gjithashtu thuhet se është biseduar edhe për pensionet dhe kadastrin, porse nuk ka pasur përafrim të palëve.

“Në kuadër të kësaj teme sot është biseduar ekskluzivisht për pensionet dhe kadastrin. Përkundër diskutimit të gjatë për këto tema, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Por megjithatë, është arritur pajtueshmëri që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme, pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve, të vazhdohet në takimin e radhës”, thuhet në njoftim.

Share This Article