“Në Bucha janë gjetur 164 trupa të pajetë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Iryna Venedyktova, bëri me dije të premten se 164 trupa të pajetë janë gjetur në Bucha, qytetin pranë Kievit ku masakra ndaj civilëve u zbulua menjëherë pas tërheqjes së trupave ruse.

“Deri dje (7 prill), 164 trupa të pajetë janë gjetur në Bucha. Plus 21 që nxorëm nga varri masiv përpara se të nisnin shirat e rrëmbyeshëm”, tha Venedyktova në një fjalim televiziv.

Venedyktova paralajmëroi se ka shumë mundësi që trupa të tjerë të gjenden në ndërtesat e shkatërruara të qytetit.

Share This Article