Albania
Në burg deri në tetor, Beleri në kundërsulm pas Apelit: Ankimoj në Strasburg puçin e Edi Ramës
Fredi Beleri ka humbur mundësinë për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, pasi Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që e dënoi me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje, duke e privuar nga marrja e mandatit të fituar më 14 Maj.
Ai do të qëndrojë pas hekurave në burgun e Fierit deri në muajin tetor, tashmë si një person i dënuar me një vendim të formës së prerë, ndërsa në Himarë do të ketë zgjedhje të reja. Vendimi i sotëm e pengon Belerin edhe në ushtrimin normal të detyrës si eurodeputet i partisë greke “Demokracia e Re”, pasi nuk do të mund të shkojë në korrik në Strasburg për të bërë betimin.
Pak orë pasi u njoftua vendimi i Apelit, Beleri është hedhur në kundërsulm duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se e kishte planifikuar grushtin e shtetit në çdo hap, siç i cilësoi ai metodat e përdorura kundër tij.
“Një parodi drejtësie”, e cilëson Beleri vendimin përfundimtar të drejtësisë shqiptare për të, duke njoftuar se ai ka nisur procedurat për apelimin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Strasburg.
“Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte i pritshëm, pasi grushti i shtetit ndaj meje ishte planifikuar në çdo hap nga vetë kryeministri shqiptar. Apeli, nuk mbaron këtu. Unë kam nisur tashmë procedurat e ankimimit në Gjykatën Europiane të Drejtësisë në Strasburg dhe jam i sigurt se drejtësia që nuk u dha nga regjimi i Ramës do të na jepet atje. Fatkeqësisht për të dhe për fat të mirë për helenizmin e veriut, prania ime në Parlamentin Europian – falë vendosmërisë së Kyriakos Mitsotakis dhe mbështetjes së popullit grek – garanton se lufta për demokraci dhe sundim të ligjit do të vazhdojë”, thotë ai.
Në të njëjtën kohë, ai e cilësoi kryeministrin shqiptar si një lider autoritar, duke theksuar se “ata që ushqenin iluzione se Rama do të veprojë si lider i një vendi që dëshiron të bëhet anëtar i familjes europiane u hodhën poshtë”.
“Për sa më përket mua, qëndrimi im është i qartë. Siç nuk u dorëzova në 14 muajt e fundit, ashtu nuk do të dorëzohem as tani, në 3-4 muajt e mbetur. Edi Rama do ta ketë problemin tani e tutje, jo unë. Në fund, drita fiton gjithmonë mbi errësirën”, përfundoi ai.
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
Albania
Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e mungesës së ujit prej katër ditësh në Vlorë, u shpreh se problemi vjen prej ujësjellësit dhe se kjo nuk është në përgjegjësi të bashkisë.
Sipas saj, defekti në tubacion që la Vlorën katër ditë pa ujë, është “fatkeqësi natyrore” dhe se nuk duhet përdorur për politikë.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen.
Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.
Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, tha ajo.
Albania
U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
Gjykata në Mechelen të Belgjikës ka shpallur fajtor për trafik droge një shqiptar 23-vjeçar. Dy muaj më parë, pas një ndjekjeje, ai u bllokua nga policia dhe në makinën e tij u gjetën pothuajse 5 kilogramë kokainë. I riu – që sipas tij vepronte për shkak të borxheve nga lojërat e fatit – nuk i mohoi faktet. “Por ju lutem, më lini të kthehem sa më shpejt në vendin tim,” kërkoi ai gjatë seancës gjyqësore.
Policia e kishte vënë re makinën e të riut në fillim të shtatorit 2024 gjatë një kontrolli në Mechelen. Kur oficerët tentuan ta ndalonin, ai u largua me shpejtësi. Ndjekja zgjati shumë pak: disa metra më tutje, makina u bllokua.
“Kjo ndodhi sepse disa automjete kishin ndaluar në rrugë,” u tha në seancë.
Ajo që ra në sy ishte se xhami i pasmë i makinës ishte i hapur. Një qese blu, e vërejtur gjatë kontrollit, ishte zhdukur.
“Por u gjet shumë shpejt,” shpjegoi prokurori Bjorn Vervoort. “Në qesen plastike kishte pak më pak se 4.6 kilogramë kokainë.”
Vlera e drogës në tregun e rrugës ishte mbi 230 mijë euro.
“Një sasi e tillë nuk u jepet tregtarëve të zakonshëm,” theksoi prokurori, duke sugjeruar se shqiptari nuk ishte një shitës i thjeshtë, por kishte mundësisht një rol të rëndësishëm në një rrjet më të madh trafiku.
“Edhe 600 eurot cash – në prerje prej 50 eurosh – si dhe dy telefonat celularë të gjetur në makinën e tij (një makinë me qira) mund të jenë prova shtesë,” shtoi prokurori.
Ai kërkoi një dënim me 2 vite burg dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
“Kam ardhur në Belgjikë për të punuar në ndërtim,” tha 23-vjeçari. “Me këto para doja të shlyeja borxhet e bixhozit, rreth 30.000 euro. Por këtu nuk gjeta punë.”
I riu deklaroi se kishte hyrë rastësisht në botën e drogës.
“Gjatë një daljeje nate në Bruksel,” pranoi ai. “Papritur më folën, më dhanë para dhe gjithë atë kokainë. Në këmbim, duhej ta shisja”.
Avokati i tij, Kilian Rabau, i kërkoi gjykatës të mos japë dënim efektiv me burg, por burg me kusht.
“Le të jetë një sinjal i fortë, por lejojeni të kthehet në vendin e tij,” tha ai.
Pas shqyrtimit, gjykatësja vendosi se faktet ishin të provuara dhe e dënoi të riun me 2 vite burg me kusht dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania2 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania17 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania17 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
Albania18 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK16 hours agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
UK43 minutes agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
