ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë 1 hour ago
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë 1 hour ago
Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste 2 hours ago
Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën 2 hours ago
Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Në burg prej 4 muajsh, Vangjush Dako e kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

albnews by albnews
21 October, 2023
in Shqiperia
0
Në burg prej 4 muajsh, Vangjush Dako e kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

I vënë në pranga prej disa muajsh, njeriu që drejtoi Durrësin për vite me radhë nuk pajtohet me vendimin e Apelit për ta lënë në arrest me burg.

Ai iu ka drejtuar me një rekurs Gjykatës së Lartë, me anë të të cilit kërkon prishjen e atij vendimi dhe lënien të lirë përgjatë fazës hetimore, ose në një masë më të butë se sa të qenurit në burg. Kështu, dje u bë me dije se ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar për ‘shpërdorim detyre’ në dy raste, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm, që la të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg.

RelatedPosts

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr. 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikime dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Rasti i dytë ka të bëjë me një kallëzim për tenderin e shëtitores, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

KALLËZIMET NDAJ DAKOS

Kallëzimi i parë ishte i banorëve të një pallati në lagjen nr.5 në Durrës. Kjo pallat u bë i pabanueshëm nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe sipas banorëve, leja e ndërtimit ishte dhënë në kundërshtim me ligjin.

Në dosjen e SPAK u bë me dije pak pas arrestimit se ishin zbardhur shkeljet ligjore që janë kryer nga ana e ishzyrtarëve, ku para së gjithash, Dako akuzohet për dy episode të ndryshme, nën të njëjtën akuzë, atë të shpërdorimit të detyrës. Sipas dosjes, del se për rastin e parë, zbardhja e lejes së ndërtimit është bërë më 14 tetor 2014, ndërsa pagesa e tarifës, më 16 mars 2015. Kallëzimi penal i bërë nga disa banorë të Durrësit ka regjistruar procedimin penal të vitit 2020, të gjithë banorë të të njëjtit pallat të ndërtuar nga shoqëria “Fakle sh.p.k” me administrator Fiqiri Fauku.

Sipas kallëzimtarëve, pallati është ndërtuar në vitin 2012, por nuk janë respektuar kondicionet strukturore të parashikuara në projekt, i cili është miratuar më pas nëpërmjet lejes së ndërtimit nga organet kompetente të administrimit të territorit. Sipas tyre, pallati është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe është bërë i pabanueshëm. Ata kanë ndryshuar banesat e tyre dhe e gjithë kjo ka ndodhur pasi jo vetëm nuk ishin llogaritur mirë nga projektuesit kushtet teknike, por edhe gjatë zbatimit të projektit që parashikonte.

Leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me ligjin; studimet gjeologjike dhe sizmike; e po ashtu ndërtuesi nuk ka zbatuar kushtet teknike. SPAK-u po ashtu ka regjistruar edhe kallëzimin e bërë po në vitin 2020 nga Ferdinand Xhaferraj, i cili me dy raporte referuar KLSH-së, pretendon se në tenderin “projektim-zbatim për promenadën bregdetare dhe plazhin publik nga “Bërryli” deri në Currila” janë shkelur dispozitat ligjore të ligjit të prokurimit duke shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm prej rreth 18 milionë lekë buxhetit të Bashkisë Durrës.

Më 6 maj 2009, administratori i shoqërisë “Fakle sh.p.k.”, Fiqiri Faruku, ka paraqitur kërkesën për miratimin e kondicioneve të sheshit të ndërtimit pranë Sekretarisë Teknike të Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Durrës, me qëllim zhvillimin pas sheshit për të ndërtuar në të një objekt 1,4,6 dhe 7 kate. Lartësia e objektit do të ishte 23.2 m dhe koeficienti i shfrytëzimit të truallit 88.3%.

Në datën 15 korrik 2010, shoqëria ndërtuese ka marrë pëlqim mjedisor për ndërtimin e një shtese me 2 kate. Në datën 2 shtator 2010 është kontrolluar praktika nga specialisti i Urbanistikës së Bashkisë Durrës dhe në formularin përkatës të pranimit të praktikës është përmendur dhe studimi gjeologjik, ndërkohë që për Studimin Sizmologjik, specialisti ka nënshkruar se nuk nevojitej, përderisa objekti është deri në 7 kate.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

13 September, 2025
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

13 September, 2025
Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste

Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste

13 September, 2025
Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result