Në buxhet 910 milionë lekë/ U përfituan nga 250 jahte që u furnizuan me naftë në portin e Durrësit10 mijë ton karburant është rieksportuar me qëllim furnizimin e jahteve dhe megavateve që kanë vizituar portin e Durrësit me një vlerë 910 milion lekë që ka shkuar në arkat e shtetit. Kapiteni i portit të Durrësit Taulant Allkja tha se për këtë periudhë të vitit kanë qenë më shumë se 250 mega jahte dhe super jahte që kanë vizituar portin.
“Këtë vit është aplikuar një taks kombëtare me një vlerë prej 40 lek të vjetra për furnizimin me naftë. Këto mjete furnizohen me nafte ku merret me çmim burse dhe janë 10 milion dollarë të ardhura që merren vetëm nga taksa kombëtare për furnizimin me nafte dhe kjo deri më 30 gusht. Nuk ka burokraci, kapitaneritë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ofrojnë shërbime vetëm duke zbatuar konventën FAL mjafton vetëm një email për njoftimin e mbërritjes dhe më pas janë agjencitë të cilat ofrojnë shërbime të tjera që nga vizitat në qytet , restorante”, thotë kapiteni i portit të Durrësit Taulant Allkaj.
Shërbimet që ofrohen në port kanë shumë të mira thotë kapiteni Allkja dhe pronarët e jahteve kanë mbetur shumë të kënaqur. Ai shton se pas përfundimit të portit Durrës Marina, kërkesa do të jetë shumë e madhe.