ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 4 hours ago
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës 4 hours ago
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut 4 hours ago
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit 4 hours ago
Dosja Balluku, SPAK kontrolle ndaj bashkëpunëtorëve të saj dhe disa biznesmenëve 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Në dhjetor mund të merret vendimi për viza për kosovarët

albnews by albnews
30 November, 2019
in Show - Biz
0
Ky është qëndrimi zyrtar i Holandës, i Sllovakisë dhe i Bullgarisë për vizat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Institucionet këtë javë për dy ditë ishin nikoqire të vizitës së delegacionit nga Gjermania, konkretisht Ministrisë Federale për Punë të Brendshme, Ndërtim dhe Atdhe, për çështjen e liberalizmit të vizave.

Takimit janë mbajtur pa prezencën e medieve, përderisa për mbajtjen e takimeve u lëshua vetëm një komunikatë. Ndonëse nuk bëhet i qartë qëndrimi i pjesëmarrësve në komunikatë thuhet se ata kanë vlerësuar si një hap të rëndësishëm përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë, drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, ka thënë për Ekonomia Online se çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur në vendimmarrjen politike e cila merret nga Këshilli Evropian.

RelatedPosts

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

Analisti politik theksoi se në dhjetor mund të merret vendimi për vizat, krejt kjo nëse Këshilli merr një vendim me 2/3 e anëtarëve pro heqjes së vizave për Kosovën, atëherë mbetet vetëm procesi teknik se kur do të hyjë në fuqi.

“Kumtimi për plotësim të kritereve për liberalizim të vizave ka ardhur zyrtarisht nga Komisioni Evropian, njëkohësisht edhe përmes votimit në Parlamentin Evropian përmes kalimit të komisionit parlamentit evropian për çështjen e liberalizimit të vizave. Kosova i ka plotësuar kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave. Por procesi ka mbete te vendimmarrja politike e cila merret përmes Këshillit”, ka thënë Demhasaj.

“Kjo është vonuar për shkak të zgjedhjeve të BE-së e deri të krijimi i institucioneve të reja. Ajo çka mbetet është çështja e heqjes së vizave për Kosovën të hyjë në agjendën e Këshillit dhe pastaj Këshilli ta marr një vendim që 2/3 e shteteve anëtare që përbëjnë 2/3 e popullsisë të BE-së. Që të merret vendimi pro heqjes së vizave të Kosovës dhe pastaj procesi i përgatitja teknike se kur vendoset data se kur vendimi hynë në fuqi”, ka shtuar ai.

Demhasaj ka njoftuar se Qeveria është e përgatitur me disa veprime të cilët është dashur t’i marrë pas vendimit. Ai po ashtu theksoi se nëse në dhjetor Këshilli Evropian e vendos në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave atëherë mundet me qenë një vendim për Kosovën.

“Kosova ka përparësi në procesin teknik pasi Qeveria dhe Ministria e Integrimeve Evropiane kanë ndërmarr disa veprime që duhet të merren pas vendimit. Paraprakisht ka filluar me u marr me atë procesin e informimit të qytetarëve e gjithë ato për procesin e liberalizimit të vizave. E rëndësishme është tani nxjerrja e vendimit nga ana e Këshillit ku vendoset që Kosovës t’i hiqen vizat në një datë të caktuar”, ka thënë Demhasaj.

“Nëse në dhjetor mundet me pas mbledhje të këshillit dhe futet në agjendë çështja e liberalizimit të vizave atëherë mundet më ndodhë që në këtë mbledhje me pas një vendim për Kosovën sa i përket çështjes së vizave. Ai vendim mundet me u materializua dhe me funksionuar prej një datës së caktuar që mundet me qenë 2020 qoftë në prill apo qershor pasi deri 6 muaj merr kohë nga vendimi”, u shpreh Demhasaj.

Ky proces bashkëpunimi, ka nisur pas kërkesës së Kryeministrit në detyrë Haradinaj, që shteti Gjerman, konkretisht ekspertët e kësaj fushe nga Ministria e Brendshme, ta vizitojnë Kosovën për të parë në realitet punën e bërë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

26 December, 2025
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

26 December, 2025
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

26 December, 2025
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result