Ndonëse pothuajse të gjithë deputetët e Partisë Demokratike i kanë kërkuar dorëheqjen, Lulzim Basha sërish nuk ka pranuar. Para medieve, Basha u shpreh se nuk është për “koka turku”, pavarësisht se tha që do të vihej në dispozicion të çfarëdolloj zgjidhje që PD të ecë përpara.
Ndër të tjera Basha shtoi se këtë të shtunë u bë një analizë e thellë për gjendjen e PD.
Sot Grupi Parlamentar pati një diskutim të gjatë. Kam konstatuar se na për bashkon ajo që u thash. Vendosmëria për të bërë gjithçka për bashkimin e PD. Pa diskutim përgjegjësia bie mbi mua. Vënien time në dispozicion për zgjidhje në të gjitha format. Vënien time në dispozicion për të ndihmuar mbështetje për PD. Edhe një herë sot Grupi Parlamentar bëri një analizë të gjendjes. Të për bashkimit të demokratëve. Nuk ka kërkuar koka turku apo justifikime. Nuk jam këtu për koka turku. Sot dua t’ju them që për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve” tha Basha.