Në Ditën Botërore të Postave, deklasifikon letrat e hapura nga Sigurimi i Shtetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Ditën Botërore të Postave, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, deklasifikoi letra që hapeshin nga Sigurimi i Shtetit, duke shkelur të drejtat e njeriut.

Postat dhe shërbimet që ofrojnë duhet të marrin vëmendje një ditë të vitit, sipas OKB, si elementë të infrastrukturës për zhvillim, po ashtu ura lidhëse mes njerëzve dhe qytetërimeve.

Në dosjet e Sigurimit të Shtetit mund të gjenden në masë të gjerë dokumente postare të hapura, në shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, ku korrespondenca brenda vendit dhe jashtë tij filtrohej dhe censurohej nga bashkëpunëtorët përkatës të rekrutuar.

“Zyrtarisht, censura nuk ekziston, prandaj duhet të mbahet shumë konspirative. Materiali komprometues që zbulohet me censurimin e korrespondencës private dërgohet tekstualisht origjinali… në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit dhe zakonisht dërgohet kopja e materialit komprometues ose fotografia e tij dhe origjinali i lihet të shkojë në destinacion”, thuhej në platformat e Sigurimit, që në vitin 1948 e më tej./ATSH/

Image
Share This Article