Resorti luksoz i sapohapur, në pronësi të Adress Beach Resort and Spa, në Dubai, ka hapur një pishinë mbresëlënëse për mysafirët.
Ajo është e vendosur në katin e 77-të, në pothuajse 300 metra mbi nivelin e detit, e cila është një lartësi rekord për një pishinë, dhe kjo është konfirmuar nga Libri i Rekordeve Guinness.
94,84 metra e gjatë dhe 16,5 metra e gjerë, është gati dy herë më i gjatë se pishina olimpike, shkruan CNN.
Pishina është e hapur vetëm për mysafirët e hotelit mbi moshën 21 vjeç.
Por aty ju gjithashtu mund të shijoni pamjen e bukur nëse rezervoni një vend në Zeta Seventy Seven, një restorant aziatik.
Adress Beach Resort, së bashku me Address Beach Residences, ndodhet në dy kulla që janë të lidhura nga një urë qiellore në katet e 63-të.
Në këtë pjesë të kullave, në një lartësi prej gati 300 metrash, ka apartamente dhe suita luksoze, të cilat janë futur edhe në Librin e Rekordeve Guinness.
Ndërtesa mbresëlënëse, e quajtur Jumeirah Gate, u hap në dhjetor 2020 dhe është një tjetër në një seri atraksionesh arkitektonike në Dubai.