Në Dubai inaugurohet shatërvani më i madh në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke qenë shumë atraktiv me dritat shumëngjyrëshe dhe ujin që ngrihet në qiell, është inauguruar shadërvani më unik në mbarë Emiratet e Bashkuara Arabe, madje menjëherë siguroi edhe rekordin botëror Guines, si shadërvani më i madh në botë.

Ai ndodhet në Dubai dhe quhet “Shadërvani Palmë”. Zbulimi dhe inaugurimi u bë gjatë një transmetimi live. Duke zënë hapësirë prej 14 mijë metrash katror dhe e veçanta është se përbëhet nga uji i kripur i detit.
Janë 128 qitës të ujit, të cilët e çojnë atë deri në 105 metra lart.

E zbukuruar me mbi 3 mijë drita led, shadërvani i Dubait theu kështu rekordin që po e mbante shadërvani i Koresë së Jugut.

Ai do të jetë i hapur për publikun në çdo ditë të vitit, pa pagesë për vizitorët.

Share This Article