Në Egjipt zbulohet qyteti i ndërtuar para 3.000 vjetësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një qytet shumë të lashtë. Madje, ata besojnë se ky është qyteti i lashtë më i vjetër që është zbuluar ndonjëherë në Egjipt dhe që ka qenë “i varrosur” nën rërë për disa mijëvjeçarë.

Egjiptologu Zahi Hawass njoftoi për zbulimin e atij që e quajti “qytet i artë i humbur”, duke thënë se struktura është zbuluar afër Luxor-it, ku ndodhet “Lugina e Mbretërve”, shkruan The Guardian.

“Misioni egjiptian nën udhëheqjen e Dr. Zahi Hawass, e gjeti qytetin që kishte humbur nën rërë. Qyteti është 3.000 vjet i vjetër, i përket pushtetit të Amenhotep-it III”, tha ekipi i arkeologëve.

Ky ekip e cilësoi zbulimin si qytetin më të madh të lashtë që është zbuluar ndonjëherë në Egjipt. Sipas arkeologëve, qyteti është quajtur Aten.Reklamë

Ekipi i filloi kërkimet në shtator të vitit të kaluar mes tempujve Ramses III dhe Amenhotep III, 500 kilometra në jug të kryeqytetit Kajro.

Pas shtatë muajsh gërmime, janë zbuluar disa lagje të qytetit të lashtë, përfshirë një furrë buke si dhe distrikte të banimit dhe distrikte administrative.

Share This Article