Technologji
“Në Europë s’ka vend për gjenocid e mohim”, 30 vjet nga masakra e Srebrenicës, mijëra boshnjakë kujtojnë viktimat
Në një varrezë të Srebrenicës, mijëra boshnjakë por edhe delegacione të huaja, shënuan 30 vjetorin e masakrës më të rëndë në Europë që prej luftës së dytë botërore, ku më shumë se 8 mijë burra e djem myslimanë u ekzekutuan nga forcat serbo-boshnjake gjatë luftës së viteve 1992-1995.
Familjarët varrosën mbetjet e 7 viktimave të identifikuara rishtazi, një prej të cilave grua, pranë 6750 të tjerëve që prehen atje. Zyrtarë lokale e të huaj vendosën kurora lulesh në memorialin ku janë të gdhendur në gur emrat e viktimave.
Rreth 1 mijë persona mbeten ende të pagjetur, ndërsa gjenocidi vijon të përndjekë 3 milion banorët e Bosnje dhe Hercegovinës.
“Çfarë mund të them. Bëhet më keq çdo vit për ne. Ecja, i gjithë stresi. Mendojmë se do të kalojë , domethënë se jeta do të përmirësohet por kjo nuk duhet të ndodhë kurrë më.”
“Është shumë e trishtë pasi shumë prej tyre janë ende të humbur. Mbetjet duhet të gjenden në mënyrë që familjarët të paktën ta dinë ku janë.”
Të mbijetuar dhe familjarë, në këmbë ose të ulur përgjatë rreshtave me varre të bardha, u bashkuan në një lutje kolektive për të vdekurit para varrimit.
Antonio Costa, i pranishëm në ceremoni tha se zotoheshin për ta mbajtur kujtimin ta gjallë. “Nuk ka vend në Europë apo kudo tjetër për gjenocidin, mohimin apo glorifikimin e përgjegjësve për këto krime”, tha Costa.
Fjalëve të tij u bëri jehonë edhe Mbreti Charles në një mesazh për të mbijetuarit.
Masakra ndodhi pasi Srebrenica, e përcaktuar si zonë e sigurt nga OKB për civilët në luftën e Bosnjës pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, u mësy nga forcat nacionaliste serbo-boshnjake.
Ndërsa gratë u strehuan në një kompleks të OKB burrat u përpoqën të arratiseshin përmes pyjeve ku shumica u kapën. Disa u qëlluan menjëherë ndërsa të tjerë u shoqëruan në shkolla e magazina, ku u vranë gjatë ditëve në vijim.
Gjenerali Ratko Mlladiç, komandant i forcave serbo-boshnjake u dënua për gjenocide nga një gjykatë për krimet e luftës së OKB në Hagë bashkë më liderin serb Radovan Karaxhiç.
Vitin e kaluar Asambleja e Përgjithshme e OKB e shpalli 1 korrikun ditën ndërkombëtare të kujtesës së gjenocidit në Srebrenicë dhe shumë vende kanë organizuar ceremoni përkujtimore gjatë këtij viti.
Bota
Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
Dronët e pajisur me teknologji të posaçme kanë ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë një virus potencialisht vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut, duke hapur një kapitull të ri në monitorimin e shëndetit të gjitarëve detarë.
Shkencëtarët fluturuan dronë të pajisur me pajisje të posaçme përmes pikëzave të nxjerra gjatë frymëmarrjes, ose “fryrjeve”, që krijohen kur këta gjigantë dalin në sipërfaqe për të marrë frymë.
Analizat zbuluan praninë e morbillivirusit cetacean, një virus shumë ngjitës që përhapet lehtësisht midis delfinëve, balenave dhe derrave të detit, duke shkaktuar sëmundje të rënda dhe vdekje masive.
Ky është konfirmimi i parë se virusi po qarkullon mbi Rrethin Arktik, duke paraqitur një kërcënim serioz për ekosistemet detare.
Sipas studiuesve, kjo metodë është një hap i madh përpara, pasi lejon monitorimin e balenave të gjalla pa i stresuar apo dëmtuar ato. Virusi mund të përhapet lehtësisht mes specieve dhe të udhëtojë nëpër oqeane, çka e bën edhe më të rrezikshëm.
Shkencëtarët shpresojnë se përdorimi afatgjatë i kësaj teknologjie do të ndihmojë në identifikimin e hershëm të kërcënimeve dhe në mbrojtjen më të mirë të jetës detare në një Arktik që po ndryshon me shpejtësi.
Bota
Plani sekret i Kinës në “zemër” të Himalajeve
Në një zonë të largët të Himalajeve, Kina po ndërton një sistem hidroenergjetik me vlerë 168 miliardë dollarë në lumin Yarlung Tsangpo, që pritet të prodhojë më shumë energji se çdo hidrocentral tjetër në botë. Projekti, i cili zbaton një rënie lartësie prej 2,000 metrash dhe përfshin tunele dhe stacione kaskade, synon të furnizojë energji për makinat elektrike dhe qendrat e inteligjencës artificiale, duke zvogëluar varësinë nga qymyri dhe emetimet e karbonit.
Megjithatë, ndërtimi ngre shqetësime të mëdha ekologjike dhe sociale, shkruan CNN. Zona e “Great Bend”, ku lumi ndryshon drejtim përreth maleve, është e pasur me biodiversitet, përfshirë specie të rrezikuara si tigri i Bengalit dhe panda e kuqe, dhe banorë vendas si Monpa dhe Lhoba mund të detyrohen të zhvendosen. Vlerësimet e ndikimit mbi ekosistemet dhe shoqëritë lokale mbeten të pasigurta, duke shtuar frikën se projekti mund të shkaktojë dëme të paparashikuara.
Projekti ngre gjithashtu tensione diplomatike. Lumi Yarlung Tsangpo bëhet Brahmaputra në Indi dhe Bangladeshi, duke mbështetur miliona banorë që varen nga peshkimi dhe bujqësia. Autoritetet indiane e kanë quajtur projektin një “bombë uji”, duke paralajmëruar për potenciale ndikime katastrofike në rast të kontrollit ose lëshimit të papritur të ujit. Marrëdhëniet midis Pekinit dhe New Delhit për lumenjtë transnacionalë janë tashmë të ndërlikuara dhe ndërtimi i hidrocentralit mund të tensionojë më tej situatën.
Kina ka theksuar se ka zbatuar masa të forta për mbrojtjen ekologjike dhe sigurinë inxhinierike, duke premtuar monitorim mjedisor dhe komunikim me vendet në vijën e poshtme të lumit. Por ekspertët paralajmërojnë se rreziqet janë të mëdha për shkak të lëvizjeve sizmike, reshjeve të paparashikueshme dhe përmbytjeve, si dhe pasojave për banorët dhe ekosistemet e Himalajeve.
Ndërsa Kina synon të kthejë Tibetin në një qendër të energjisë së pastër, projekti tregon sfidat mes zhvillimit teknologjik, sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së mjedisit, duke bërë që hidrocentrali i Yarlung Tsangpo të konsiderohet një ndër ndërmarrjet më ambicioze dhe kontroverse në historinë e vendit.
Bota
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit
Kompania europiane Airbus po eksperimenton me një koncept të ri të fluturimit në formacion, i frymëzuar nga zogjtë, për të ulur konsumin e karburantit dhe ndikimin mjedisor të industrisë ajrore.
Projekti, i quajtur “Fello’fly”, synon të përdorë efektin e krijuar nga avioni që udhëheq formacionin për të përmirësuar efikasitetin e karburantit të avionëve që e ndjekin, një efekt i njohur si “rikuperimi i energjisë nga shtrati i ajrit”.
Testimet u realizuan në bashkëpunim me linjat ajrore Air France, Delta Air Lines, French Bee dhe Virgin Atlantic, duke kryer tetë fluturime mbi Atlantikun e Veriut midis shtatorit dhe tetorit 2025.
Avionët u vendosën në një formacion që imiton pozicionin e zogjve migratorë, ku avioni kryesor gjeneron një ngritje që ndihmon avionët pasues të konsumojnë më pak karburant, duke ruajtur gjithashtu distancën e sigurt sipas rregullave të aviacionit.
Airbus njofton se nëse kjo teknikë zbatohet në fluturimet komerciale, mund të arrihet një kursim karburanti në fluturimet e gjata dhe një reduktim i ndjeshëm i emetimeve të CO2.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se reduktimet do të jenë të kufizuara. Çmimi i lartë i karburanteve të pastra, mungesa e avionëve të rinj dhe rritja e vazhdueshme e trafikut ajror e komplikojnë përmirësimin e qëndrueshmërisë.
Parashikohet që deri në vitin 2040 të ketë 8 miliardë pasagjerë në vit, duke rritur ndjeshëm flotën globale.
Sipas një studimi të Transporte dhe Mjedisit, edhe përdorimi i karburanteve alternative SAF nuk do të eliminojë plotësisht përdorimin e karburanteve fosile, duke treguar sfidat e vazhdueshme për një aviacion më të gjelbër.
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania14 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania13 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
Albania15 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK13 hours agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Kosova15 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
-
Bota13 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
