‘Në fillim e desha, pastaj e vrava…’/ Rama i kthen përshëndetjen Fatos Nanos: Faleminderit babai im politik!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Rama: Gëzuar 30 vjetorin e PS! Kjo është një ditëlindje e bukur! Është ditë e bukur, por kjo e sotmja ka veçantinë e përvjetorit të 30, por edhe shijen e fitorës së sapoarritur. Për hërë të parë në historinë e Shqipërisë. Faleminderit edhe njëherë të gjithë atyre që punuan fort për këtë arritje dhe shkruan një faqe kaq të veçantë në historinë e PS. Faleminderit të gjithë që në 30 vite i dhanë frymë, energji dhe besim PS. Faleminderit që i dhatë emrin, vlerat dhe tiparet e ndryshimit. Faleminderit liderit të parë të saj, babait tim politik që në fillim e desha, pastaj e vrava. Më pas e gjeta të Rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë.

Share This Article