Në Francë fëmijët kthehen në shkolla

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Francë vazhdon të ulet numri i rasteve Covid-19, kështu që qeveria po vazhdon hapin tjetër drejt normalitetit. Mund të mbeten vetëm dy javë të tjera, por nga e hëna, për herë të parë që nga muaji mars, do të jetë i detyrueshëm frekuentimi i shkollave për nxënësit deri në moshën 15 vjeç.

Vetëm licetë – të cilët përfshijnë tre vitet e fundit të arsimit shkollor – nuk preken. Shkollat në fakt kanë qenë të hapura për disa javë, por vetëm në baza vullnetare, dhe për shumicën ka qenë e mundur të frekuentohet vetëm për një ose dy ditë në javë.

Ndryshimi në shkollimin e plotë është i mundur sepse qeveria ka rregulla për distancimin shoqëror midis nxënësve.

Gjithashtu të hënën do hapen kinematë, kazinotë, pishinat dhe qendrat e pushimeve. Kampingjet kanë qenë të hapura që prej dy javësh. Lejohen gjithashtu edhe sportet në grup, ndërsa sported luftarake vazhdojnë të jenë të ndaluara.

Për francezët jeta ka rifilluar ritmet e saj, me kafenetë dhe restorantet e hapura, dhe udhëtimet e pakufizuara./BBC

Share This Article