Në Francë suspendohen 3.000 punonjës shëndetësorë, nuk u vaksinuan kundër COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 3.000 punonjës shëndetësorë që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 në Francë janë suspenduar, ka bërë të ditur sot ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran.

Kjo deklaratë pasoi pasi që vaksinimi është bërë i obligueshëm për punonjësit shëndetësor, dhe ata në shtëpitë e pleqve.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron ka marrë vendim për të rritur përqindjen e vaksinimit, me qëllim që të ndihmohet parandalimi i një vale të re të infeksionit gjatë vjeshtës, që do të mund të rrezikonte rimëkëmbjen ekonomike të Francës.

“Shumica e suspendimeve janë të përkohshme. Shumë prej tyre kanë vendosur të vaksinohen pasi e kanë kuptuar se vaksinimi i obligueshëm është realitet”, ka shtuar Veran.

Mediat lokale raportojnë se afro 450 punonjës shëndetësorë janë suspenduar në një spital në Nice në jug të Francës.

Share This Article