“Në Fushë-Krujë do bëhet masakër”/ Paralajmërimi i banorit: Njerëzit e fisit Maja po vijnë nga…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një banor i zonës, i njohur me të dyja fiset Rraja dhe Maja, ka folur për incidentin me pasojë plagosje që ndodhi dy ditë më parë në Krujë.

Sipas banorit, dy fiset nuk do ta lënë me kaq dhe se konflikti mes tyre do të vazhdojë.

“Nga neglizhenca e shtetit që nuk merr masat, tani ka për t’i ngritur fisi tjetër e do vritet me ta. Prit se nuk ka filluar akoma, janë duke u mjekuar çunat, janë duke mbledh fisin, po vijnë nga Italia e nga të jenë.

Mua më vjen keq për të dy fiset, po tani fillon hasmëria dhe shteti bën punën e arbitrit, kush e fut golin i pari. Kanë për t’u vra të dy fiset, se i njoh të dy, janë të dy fise të forta, dhe zorr se hapin rrugë. E nuk ikën hasmëria për 400 vjet pastaj, do bëhet masakër, gjynah për të dyja palët,” u shpreh ai.

Share This Article