• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Në Gjermani rikthehet debati për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, DW: Ka mungesë të personelit të Forcave të Armatosura

Në Gjermani rikthehet debati për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, DW: Ka mungesë të personelit të Forcave të Armatosura

by albnews
27 December, 2023
in Bota
0
34
VIEWS

A ka nevojë Gjermania sërish për shërbimin e detyrueshëm ushtarak? Në kohë lufte në Evropë dhe mungesë akute të personelit, duhet të shqyrtohen të paktën modele të ndryshme, mendon ministri i Mbrojtjes Pistorius.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ishte në fuqi për 55 vjet në Gjermani, por ai është pezulluar që nga viti 2011. Ai nuk është shfuqizuar. Dhe debati për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak prandaj nuk mbyllet, ai rindizet rregullisht. Më së voni që nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe ndryshimi epokal që solli ajo në politikën gjermane të sigurisë dhe mbrojtjes, kjo temë tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen. Një shumicë politike në favor të kthimit në shërbimin e detyrueshëm ushtarak nuk duket për momentin në horizont në Gjermani. Këtë ndoshta e dinte edhe ministri Federal i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kur së fundmi bëri publike mendimet e tij për modele të ndryshme të shërbimit të detyrueshëm.

Detyrat dhe misionet

Tani i takon Pistorius-it të shqyrtojë mënyrën më të mirë për të ngritur Bundeswehr-in në kohën e mungesës së personelit dhe luftës në Evropë. Këtë ai e tha vetë: “Detyra ime si Ministër i Mbrojtjes është të kontrolloj realizueshmërinë e të gjitha modeleve të përfytyrueshme për Gjermaninë, në mënyrë që të kem opsione të ndryshme veprimi, të cilat unë mund dhe duhet t’ia paraqes më pas një mazhorance politike,” deklaroi ai në mes të dhjetorit në kanalin televiziv “Welt”.

Kreu i grupit parlamentar të SPD, Rolf Mützenich, ka një tjetër ide. Kreu i grupit parlamentar të SPD-së, Mützenich, i është bashkuar tani debatit në vazhdim – dhe me një vërejtje që mund të kuptohet plotësisht si një mision pune për Pistorius: “Për momentin, ne “duhet së pari të punojmë për ta bërë Bundeswehr-in më tërheqës. Duhet të pajiset më mirë, kazermat duhet të rinovohen. Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohemi,” tha ai për Redaktionsnetzwerk Deutschland.

Edhe kancelari është kundër

Edhe Mützenich-i pra nuk mendon se kanë perspektivë mendimet për kthimin në shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Të njëjtën gjë mendon edhe bashkëkryetarja e SPD-së Saskia Esken apo partnerët e koalicionit, të Gjelbrit dhe FDP-së. Kancelari gjerman Olaf Scholz e kishte refuzuar tashmë këtë debat në shkurt. “Bundeswehri është transformuar në një ushtri profesioniste. Kjo është arsyeja pse kthimi në shërbimin e detyrueshëm ushtarak nuk ka kuptim,” i tha ai gazetës Bild në atë kohë. Në një kongres të Bundeswehr-it, Scholz e ripohoi refuzimin e tij.

Kontrata e koalicionit mes SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së përcakton se “Bundeswehr-i duhet të jetë demografikisht elastik dhe i balancuar në pikëpamje afatgjatë, edhe në lidhje me strukturën e moshës”. Por nuk specifikohet se si mund të arrihet kjo.

Jemi larg 203 mijë ushtarëve

Ashtu si shumë sektorë të ekonomisë, Bundeswehr-i vuan nga një mungesë serioze kandidatësh. Pistoriusi aktualisht po verifikon nëse objektivi i vendosur përpara mandatit të tij, domethënë një forcë teorike prej 203.000 ushtarësh, do të qëndrojë i tillë. Aktualisht numri i ushtarëve është rreth 181.000.Prandaj, shoqata e Bundeswehrit. Bundeswehrverband po jep alarmin – dhe e konsideron kthimin në shërbimin e detyrueshëm ushtarak si mjetin e fundit. “Për sa i përket personelit, Bundeswehr-i duhet të ndalojë tendencën në rënie më e vona deri në fund të vitit të ardhshëm”, i tha kreu i shoqatës André Wüstner së fundmi gazetës “Rheinische Post”. Përndryshe, gatishmëria operacionale “rrezikon të bjerë në një nivel që është e vështirë të justifikohet”.

Modeli suedez?

Në kërkim të zgjidhjeve, ministri Pistorius përmendi konkretisht modelin suedez. Suedia e pezulloi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2010. Në një kontekst të përkeqësimit të situatës së sigurisë, Suedia iu kthye shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vitin 2018, ndërsa inspektimi, vizitat mjekësore për shërbimin ushtarak nisën në verën e vitit 2017. “Kemi pasur vështirësi në rekrutimin e njësive luftarake në baza vullnetare”, tha ministri i atëhershëm suedez i mbrojtjes Peter Hultqvist. Meshkujt dhe femrat i mobilizuan deri në dymbëdhjetë muaj. Pistorius kishte vënë në dukje se në Suedi u thirrën për vizitë mjekësore të gjithë të rinjtë dhe të rejat, por “vetëm një pjesë e zgjedhur e tyre përfunduan duke kryer shërbimin bazë ushtarak”.

E ngarkuara e Bundestagut për mbrojtjen, Eva Högl, tha këtë verë se ideja e një viti shërbimi të detyrueshëm, i cili mund të kryhet në fushën civile apo ushtarake, “meriton të diskutohet”. Dhe ajo deklaroi: “Ne, si në Suedi, mund të ftojmë një grupmoshë të tërë të rinjsh për të aplikuar për inspektim për në Bundeswehr.”

CDU mbështet një “vit social”

Në draftin e programit të saj të ri bazë, CDU-ja mbështet një “vit social” të detyrueshëm. Kjo do t’i jepte gjithashtu një shtysë atraktivitetit të Bundeswehr-it, tha Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann për gazetat e grupit mediatik Funke. Ky vit mund të kryhet edhe brenda Bundeswehr-it.

Që nga viti i kaluar, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka nxitur idenë e tij për kohën e detyrueshme sociale. Kjo periudhë duhet të jetë gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj dhe mund të kryhet në faza të ndryshme të jetës

Previous Post

Autoritetet izraelite: Rripi i Gazës duhet të çmilitarizohet pas luftës

Next Post

Dhurata e Krishtlindjes për Shakirën? Një statujë në nder të saj!

albnews

albnews

Related Posts

“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator
Bota

“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator

11 July, 2025
Evropa shënon rekord të ri popullsie me mbi 450 milionë banorë, emigracioni i vetmi nxitës i rritjes
Bota

Evropa shënon rekord të ri popullsie me mbi 450 milionë banorë, emigracioni i vetmi nxitës i rritjes

11 July, 2025
I nxehti ekstrem në Afganistan, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët
Bota

I nxehti ekstrem në Afganistan, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët

11 July, 2025
Next Post
Dhurata e Krishtlindjes për Shakirën? Një statujë në nder të saj!

Dhurata e Krishtlindjes për Shakirën? Një statujë në nder të saj!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Në Europë s’ka vend për gjenocid e mohim”, 30 vjet nga masakra e Srebrenicës, mijëra boshnjakë kujtojnë viktimat

“Në Europë s’ka vend për gjenocid e mohim”, 30 vjet nga masakra e Srebrenicës, mijëra boshnjakë kujtojnë viktimat

11 July, 2025
I nxehti ekstrem në Afganistan, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët

I nxehti ekstrem në Afganistan, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët

11 July, 2025
Dëshmia e Mbretit Charles dhe Princeshës Kate për kancerin, frymëzim për mijëra të prekur në Britani

Dëshmia e Mbretit Charles dhe Princeshës Kate për kancerin, frymëzim për mijëra të prekur në Britani

11 July, 2025
Man City përshpejton për të mbyllur nënshkrimin me yllin e Interit

Man City përshpejton për të mbyllur nënshkrimin me yllin e Interit

11 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5129 shares
    Share 2052 Tweet 1282
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2573 shares
    Share 1029 Tweet 643
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1965 shares
    Share 786 Tweet 491
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1866 shares
    Share 746 Tweet 467
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1722 shares
    Share 689 Tweet 431
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM