Në gjyq për korrupsion zgjedhor, kryebashkiaku i PS shfaqet i qetë në stadium duke parë Egnatian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse dosja e tij që lidhet me korrupsionin në zgjedhjet e 6 marsit 2022 është në dorë të SPAK, kjo nuk e ka penguar Memollën që të shfaqet i qetë në një ndeshje futbolli.

Memolla shfqet i ulur në tribunë në krah të presidentit të Egnatias, Agim Demrozi.

Kujtojmë që sot (20 dhjetor) Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të kaluar në gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut socialist të Rrogozhinës Edison Memolla.

Togat e zeza pranuan gjithashtu kërkesën e avokatëve për gjykim të zakonshëm.

Akuza ndaj Memollës tij u ngrit pasi në u transmetuan regjistrime bisedash për favorizime në këmbim të votës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Rasti u denoncua më 4 mars, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022.

Share This Article