ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 3 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 3 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 3 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 10 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Në Google kryeson kërkimi për ChatGPT dhe Botërorin, në Kosovë e Shqipëri për Big Brother

albnews by albnews
3 February, 2023
in Albania, Bota, Kosova
0
Në Google kryeson kërkimi për ChatGPT dhe Botërorin, në Kosovë e Shqipëri për Big Brother
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Tashmë siç dihet aplikacioni i famshëm ChatGPT (Cat Generative Pre-trained Transformer) ka obsesionuar përdoruesit në mbarë botën.

Roboti online i cili tërhoqi shpejt vëmendjen për përgjigjet e tij të detajuara dhe përgjigjet e artikuluara në shumë fusha të njohurive, është një prej gjërave që njerëzit kanë kërkuar më së shumti në Google tre muajt e fundit.

RelatedPosts

“Shqipëria, një narkoshtet”, kryeprokurori i Napolit: Mafia shqiptare kontrollon k*kainën në Evropë, investon në Tiranë

Bosi shqiptar i drogës u vodhi disa ton hashash, ish-komandot e Ushtrisë Franceze e marrin peng: Ndërhyn Europol

Zv. ministrja e Infrastrukturës përplaset me Erion Braçen në Komisionin e Ekonomisë: Na trembët, qetësohuni!

Kampionati Botëror 2022 i mbajtur në Katar i cili përfundoi në dhjetor është gjithashtu një prej gjërave që njerëzit në mbarë rruzullin kanë bërë kërkime më së shumti gjatë këtyre tre muajve.

Por në Kosovë dhe Shqipëri, këto kërkime po “munden” dukshëm nga spektaklet Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania – për të cilat populli shqiptar mesa duket ka një afeksion të veçantë.

Kjo pasi në pesë gjërat që shqiptarët e Kosovës kanë kërkuar më së shumti në Google për tre muajt e fundit, katër prej tyre kanë të bëjnë me formatin televiziv Big Brother, ndërsa në vendin e pestë renditet ChatGPT.

Pesë gjërat që shqiptarët e Kosovës kanë kërkuar më së shumti në tre muajt e fundit në Google (Foto: Shpat Komoni/Telegrafi)

Një situatë e ngjashme mbizotëron edhe në Shqipëri, ku popullata shqiptare në tre muajt e fundit ka kërkuar më së shumti në Google formatin Big Brother VIP Albania, mënyrat e transmetimit të tij live, si dhe i katërti në renditje është konkurrenti i këtij spektakli – artisti Luiz Ejlli.

Në vendin e pestë, Shqipëria ka më së shumti të kërkuar në Google ndeshjet e Kampionatit Botëror.

Ndërsa globalisht, nga pesë gjërat më të kërkuara në Google – tre të parat janë Kampionati Botëror dhe dy të fundit, aplikacioni ChatGPT.

Pesë gjërat që njerëzit në mbarë botën kanë kërkuar më së shumti në tre muajt e fundit në Google (Foto: Shpat Komoni/Telegrafi)

Ka qenë eksperti i marketingut Shpat Komoni, ai i cili në një status në rrjeti social Facebook, ka elaboruar këtë çështje, duke nxjerrë statistikat dhe bërë krahasimin mes kërkimeve që bëjnë në Google shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, dhe njerëzit në mbarë botën në nivel global. /Telegrafi/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result