Banorët e Lumasit në ditën e dytë të protestës ekstreme për Sinecin.
Banorët e Fshatit Lumas në Kuçovë kanë zhvilluar ditë ne dytë të grevës së Urisë. Ata po kërkojnë ndalimin e punimeve në Sinec, ndërsa thonë se edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të Shkarkohet, dhe kërkojnë një takim me kreun e qeverisë zotin Rama.
Në ditën e dytë të grevës së urisë, dy nga 5 banorët e Lumasit në Grevë urie kundër shfrytëzimit të ujit të Burimit të Sinecit shfaqën problemet e para shëndetësore!
Mjekët u kërkuan që të dalin nga greva, por dy burrat thonë se nuk do të tërhiqen!
“Erdhën mjekët, doktori i fshatit më vizituan. Më thanë që nuk je për këtu dhe unë uqa ktheva se do rri këtu deri në vdekje”.
Pezullimi i punimeve për ndërtimin e ujësjellësit dhe shkarkimi i drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu të cilin e konsiderojnë për dhunën gjatë protestave janë kushtet që i nxjerrin nga protesta ekstreme.
“Të marrin masa për Ardi Veliun, dhunë kudo, na rrahin policët dhe kur ikin na thonë që jemi të detyruar ta bëjmë s’kemi çfarë të bëjmë.” –thotë njëri prej banorëve.
Pavarësisht kërkesës së banorëve dhe Urdhrit të Agjencitë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura banorët thonë se Kompania Salillari dhe Bashkia Kuçovë vazhdojnë të dëmtojnë zonën e mbrojtur.
Ndaj kërkojnë takim me vetë kryeministrin Edi Rama.
“I lutem njëherë Kryeministrit ta marrë një herë mundimin, jo vetëm Kryeministri por çdo njeri me dy pare mend në kokë do thotë për atë objekt atje, bravo u qoftë këtyre banorëve paskan të drejtë. “-shprehet bnori.
Greva e urisë e banorëve të Lumasit pason rreth 4 muaj protesta përgjatë të cilave banorët kanë denoncuar se janë dhunuar nga Policia e Shtetit.