Në shtresën akullnajore të Groenlandës ka rënë për herë të parë shi, një dukuri e matur që kur filluan studimet klimatike në rajon.
Kjo u konstatua nga shkencëtarët në stacionin e Fondacionit Kombëtar të Shkencës të SHBA-së, dhe në një lartësi 3 216 metra, ku temperaturat normalisht janë nën zero grade Celcius.
Sipas The Guardian, shiu ra në Groenlandë gjatë tri ditëve jashtëzakonisht të nxehta, me temperatura që në disa zona arritën në 18 gradë më të larta se mesatarja.
Si rezultat, shkrirja e akullit është vërejtur në pjesën më të madhe të ishullit, në një zonë rreth katër herë më të madhe se madhësia e Britanisë së Madhe.
U vlerësua se rreth 7 miliardë tonë ujë ranë në të gjithë Groenlandën.

