ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet 5 hours ago
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza 5 hours ago
Si një valixhe e vjetër zbuloi një pasuri të fshehur familjare, të humbur nën sundimin nazist 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ne i kemi dëbuar traditën dhe kulturën shqiptare!-Nga Kim Mehmeti

albnews by albnews
26 April, 2022
in Albania, Opinion
0
Ne i kemi dëbuar traditën dhe kulturën shqiptare!-Nga Kim Mehmeti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Politikanët shpeshherë ngrenë mure të gjakut-ato të luftës-dhe muret e frikës nga tragjeditë që do mund të na rrezikojnë edhe atë, vetëm që të mos e shohim fytyrën e tyre të vërtet, apo atë që është duke na ndodhur.

Mure të tilla janë edhe ai i frikës dyvjeçare që të mos vdesim nga pandemia, apo kjo e sotmja që të mos mbetemi pa bukë shkaku i  luftës ruso-ukrainase.

RelatedPosts

“Komplot i koordinuar”, Pacolli: Nuk jam gati për lëshime për atë që është e imja

Hyn në fuqi Udhëzimi i ri për “Paketën e Maleve”, rregulla të detajuara për zonat prioritare të zhvillimit dhe roli i kryetarëve të bashkive

BE-ja mbështet Reformën Zgjedhore dhe Digjitale në Shqipëri, Gonzato: Themelore për integrimin e Shqipërisë në BE

Dhe këto mure na pamundësojnë të shohim çka është duke ndodhur me të sotmen tonë, na bëjnë të pandjeshëm ndaj të ardhmes, të mos pyesim se nga na çojnë pushtetarët tanë si dhe, të mos na interesojë sa shqiptarë e shijojnë sofrën e varfërisë, sa prindër nuk kanë para për të blerë ilaçe për fëmijët e sëmurë, apo sa familja shqiptare nuk fitojnë gjatë vitit as aq sa kushtojnë brekushet e Kryeministrit të Shqipërisë.

Po pra, muret e lartë të frikës që na i muruan viteve të fundit, nuk na lejojnë të shohim atë që shumë lehtë do mund të na ndodh: t’i braktismi apartamentet nëpër kullat shumëkatësh, ngaqë nuk do kemi para për t’i mirëmbajtur ato si dhe, se do jemi të detyruar t’u kthehemi arave të gjyshërve në fshat, gjë të cilën do duhej ta kishim bërë vite më parë.

Pastaj, këto mure nuk na lejojnë të vërejmë se shtohet numri i shqiptarëve të cilëve nuk u intereson cilët janë, se shqiptaria është në duart e pushtetarëve që përmbushin vetëm interesat e oligarkëve, e jo të popullit dhe, andaj ata e dinë se çka shërbehet nëpër restorantet e Dubait, por jo edhe si duket sofra e varfërisë shqiptare.

Duke jetuar të rrethuar nga muret e lartë të frikës, e të cilët u shërbejnë vetëm sunduesve tanë, sunduesve që nuk e hanë e nuk e vjedhin vetëm pasurin tonë, por duke i dëbuar të rinjtë nga trojet shqiptare, e harxhojnë edhe shqiptarinë, e bëjnë atë më të vogël seç është, me çka e realizojnë atë që nuk ia dolën as armiqtë tanë më të tërbuar. 

Dhe duke jetuar mes mureve të frikës se mos vdesim nga COVID 19 dhe mos vuajmë nga uria, shkaku i luftës në Ukrainë, ne nuk shohim se prej moti, mediat serbe kanë nisur të frymojnë si në kohët e Millosheviqit, se thuajse të gjithë intelektualët e atjeshëm, ia rikujtojnë popullit serb se ka mbetur pa djepin e mitologjisë së vet – pa Kosovën, i thonë atij se nëse nuk e kthen atë djep, nuk do ketë ku t’i mëkojë e rritë mitet gënjeshtare për vetveten.

E përderisa elitat serbe e ushqejnë popullin e vet me antishqiptari, burrështetasit tanë kozmopolitë e mendjehapur bëjnë çmos që të mos dështojë projekti serb për ‘Ballkanin e Hapur’ dhe që Serbia të mos mbetet pa dalje në Adriatik dhe pa një pjesë të Durrësit. Ndërkohë duke e vënë në gjumë shqiptarinë me ninullën se atë do e mbrojë NATO-ja e do e ushqejë BE-ja?!

Pra duke mos i treguar popullit të vërtetë se NATO do na mbrojë vetëm aq sa do mund ta mbrojmë vetveten dhe se, BE-ja do na furnizojë me grurë vetëm aq sa do mbjellim nëpër arat e gjyshërve tanë.

Po pra, muret e frikës nga tragjeditë që na kanosen, nuk na lejojnë të shohim se ne nuk u varfëruam  vetëm materialisht, por  edhe shpirtërisht, se pushtetarët tanë nuk e dëbuan nga trojet tona vetëm rininë, por edhe traditën dhe kulturën tonë, se burrështetasit e ‘Shqipërive’ tona i zhbënë vlerat tona kombëtare, kështu që, edhe nëse i shpëtojmë pandemisë dhe urisë, ne do ‘vdesim’ nga sëmundja më e rrezikshme që mund ta asgjësojë  një populli: shlyerja e asaj që atë e dallon nga të tjerët, mosinteresimi tij të dijë se nga vjen, kush është dhe se ku shkon!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

19 October, 2025
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

19 October, 2025
Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave në UK

19 October, 2025
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result