Në Itali sekuestrohet lloji i drogës që shkatërron trupin në kohë rekord

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat e karabinierisë italiane – NAS (Nuclei Antisofisticazioni e Sanità dell’Arma) kanë sekuestruar për herë të parë në Evropë një lloj të ri droge, që është e ngjashme me heroinën sintetike, por shumë më ekonomike dhe vrasëse.

Sipas raportimeve të mediave në Itali, mjaftojnë vetëm 20 gramë për të prodhuar 20000 doza, ndërkohë që edhe kontakti me lëkurën provokon iritim dhe intoksikim.

Droga e re, siç raporton Respublica, ka një strukturë të ngjashme me produktin farmaceutik Fentanyl por me efekte shumë më shkatërruese për trupin. Droga ka hyrë në Itali nga jashtë përmes postës dhe itinerari i saj është gjurmuar përmes faqeve online.

Në krahasim me këtë drogë, heroina ngjan si ujë i freskët, shprehen ekspertët.

Ngjashmëria molekulare e saj me Fentanyl e bën të vështirë për t’u identifikuar ndërkohë që po quhet heroinë sintetike për shkak të efekteve të ngjashme psikotrope por që në fakt është shumë më toksike.

Kjo u bë e qartë edhe nga fakti se të shtruarit në spital me doza të kësaj droge nuk u përgjigjeshin trajtimeve të disintoksikimit të përdorur për heroinën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply