Mediat italiane e kanë mbyllur përfundimisht pistën Napoli për sulmuesin e Kombëtares shqiptare Armando Broja. Shkak për këtë është bërë West Ham.
Sipas “Sky Sport”, klubi londinez ka ofruar 30 milionë euro te Chelsea për gjigantin shqiptar dhe tashmë italianët nuk mund t’i afrohen kësaj shifre.
Megjithatë, e ardhmja e 20-vjeçarit është ende e paqartë, pasi Chelsea ende nuk ka vendosur për të. Shqiptari pritet të jetë pjesë e skuadrës së Tuchel në stërvitjen parasezonale dhe më pas pritet të merret një vendim për të ardhmen e tij. Skuadrat në garë për të janë disa, por me ndërhyrjen e fundit nga West Ham zor se Broja do të largohet nga Premier League sezonin e ardhshëm.