Në Izrael zbulohen eshtra të fëmijës të vjetër mbi 1.5 milion vjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Izrael janë gjetur eshtra të njeriut mbi 1.5 milion vjet të vjetra, për të cilat shkencëtarët pretendojnë se është dëshmia më e re se në këtë rajon të botës ka ekzistuar njerëzimi qysh moti.

Një grup arkeologësh nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara gjetën eshtrat të një fëmije, që para më shumë se 1.5 milionë vite jetoi në luginën e Jordanisë, transmeton Telegrafi.

Fjala është për një fëmijë të moshës 6 deri në 12-vjeç, kurse bëhet fjalë për eshtrat të pjesës së poshtme të boshtit kurrizor.

Me këtë hulumtim është konstatuar se fëmija ishte më i gjatë sesa një fëmijë mesatar dhe ngjante me një të rritur, pra afro 1,8 metra.

Megjithatë, gjatësia e tij ishte e ngjashme me banorët e lindjes së Afrikës. Siç raporton Times of Israel, kjo është dëshmia më e re për ekzistimin e njeriut, përkatësisht i dyti më i vjetër jashtë Afrikës.

Share This Article