Albania
Në janar nis puna për ndërtimin e bazës së NATO-s në Kuçovë
Në janar nis puna për ndërtimin e bazës taktike të NATO-s në Kuçovë.
Lajmin e dha sot Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili pas mbledhjes së qeverisë deklaroi sot se, “në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave sapo miratuam edhe një vendim, i cili ishte propozim i Ministrisë së Mbrojtjes, dhe që lidhet me projektin më madhor do të thosha në fushën e zhvillimit të infrastrukturës, të Forcave tona të Armatosura. Bëhet fjalë për bazën ajrore të Kuçovës, e cila me vendimin e sotëm kompleton kuadrin rregullator ligjor dhe i hap rrugën fillimit të punimeve”.
“Pra në ditët e para të janarit ne do të vendosim, thënë në mënyrë simbolike, gurin e parë të bazës taktike të Kuçovës. Një bazë taktike e NATO-s. Një lajm shumë i mirë edhe për familjet që preken nga vendimi i sotëm, i shpronësimit. Sepse së pari dua t’i siguroj që do të shpronësohen sipas vlerës së plotë të tregut bazuar në të gjitha aktet ligjore dhe padyshim pa asnjë vonesë”, theksoi Peleshi.
Nga ana tjetër, shtoi ministri, “për banorët e zonës përreth është një lajm i dyfishtë pozitiv sepse ky është një zhvillim prej disa dhjetëra miliona euro, është mbi 50 milionë euro investim, që do të thotë zhvillim, ekonomik, punësim për gjithë zonën përreth”.
“Nga ana tjetër, për më shumë se kaq, ky është një lajm i mirë për të gjithë rajonin, për sigurinë kombëtare, por dhe për sigurinë e rajonit në Ballkanin Perëndimor sepse do të kemi një bazë taktike ajrore të NATO-s, çka do të thotë më shumë siguri për sot dhe për nesër”, tha Peleshi.
“Po t’i vendosim në kontekstin edhe të zhvillimeve të tjera të fundit, siç ishte gjatë këtij viti stërvitja më e madhe e 30 viteve të fundit “Defender 21”, ku Shqipëria ishte vend pritës, por u përfshinë dhe vende të tjera të rajonit tonë, Ballkanit Perëndimor e më gjerë. 28 mijë trupa amerikane dhe nga vendet aleate të NATO-s ishin në rajon, u ushtruan këtu së bashku duke ndërvepruar me trupat tona. Të gjitha këto janë mesazhe që tregojnë sesa strategjik është vendi ynë në raport me sigurinë rajonale, por edhe me sigurinë evropiane”, tha Peleshi.
“Kështu që le të presim edhe pak javë deri sa të fillojmë punën pasi të përmbyllim gjithë shpronësimet bazuar tek ky vendim i Këshillit të Ministrave. Të fillojmë punën për ndërtimin e veprës së bazës taktike ajrore të NATO-s në Kuçovë”, përfundoi ministri Peleshi.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
