Në Kalanë e Krujës tabela sinjalizuese pas tërmetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda në monumentet e kulturës së zonës së prekur, sidomos në kalanë e Prezës dhe atë të Krujës.

Që në momentet e para pas tërmetit u morën masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve pranë Kalasë së Krujës ku dëmtimet në të janë të dukshme.

Në Kalanë e Krujës tashmë janë vendosur tabela në dy gjuhë në ship dhe anglisht të cilat sinjalizojnë rrezikun për qytetarët.

“Që në orët e para, pas tërmetit të 26 nëntorit, morëm masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve, pranë Kalasë së Krujës, ku dëmtimet ishin të dukshme. Tashmë tabelat, që sinjalizojnë rrezikun, janë vendosur në shqip e në anglisht. Ju lutemi që të zbatoni masat e sigurisë”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti./ATSH/

Share This Article